LAJMI I FUNDIT:

Katër këngëtarë të njohur festojnë sot ditëlindjen (Foto/Video)

Katër këngëtarë të njohur festojnë sot ditëlindjen (Foto/Video)

Dita e sotme (e premte) duket të jetë një ditë vërtet e veçantë për katër këngëtarë të njohur të skenës sonë.

Kjo pasi në këtë ditë: Vesa Luma, Rovena Dilo, Mariza Ikonomi dhe Renis Gjoka festojnë ditëlindjen.


Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Këngëtarja kosovare Vesa Luma festoi sot ditëlindjen e saj të 31-të, dhe me këtë rast ajo mori një dhuratë shumë speciale nga bashkëshorti i saj Big Basta, i cili nga Kieva bashkë me ekipin e RTSH-së në “Eurovision” dhe Linda Halimi, i uruan ditëlindjen përmes një videoje në Instagram.

Rovena Dilo mbushi sot 47 vjeç, ndërsa Renis Gjoka plot 30.

Këngëtarja Mariza Ikonomi, e cila sot u bë 34 vjeçe, publikoi një fotografi në llogarinë personale në Instagram, ku shfaqej mjaft e freskët, teksa shkruante se vitet po ecin shpejt, aq sa s’po e kupton fare plakjen.

Ikin vitet , vitet rendin vitet dhe sa shpejt po rritem s'po e kuptoj fare ?

A post shared by Albanian /singer / songwriter (@ikonomimariza) on May 12, 2017 at 6:22am PDT

Në një ditë të bukur pranverore si kjo, të katër këngëtarët duket se ia kanë kaluar si mos më miri sot. /Telegrafi/