LAJMI I FUNDIT:

Katër formacionet e mundshme që PSG mund të luajë me Messin në skuadër, secili më i frikshëm se tjetri

Katër formacionet e mundshme që PSG mund të luajë me Messin në skuadër, secili më i frikshëm se tjetri

Lionel Messi pritet ta konfirmojë transferimin e tij te Paris Saint-Germain gjatë ditëve të ardhshme, pasi u largua nga Barcelona si lojtar i lirë dhe mediat evropiane tashmë kanë filluar të mendojnë se si do të mund të luajë klubi francez dhe trajneri Mauricio Pochettino me argjentinasin në skuadër.

Barcelona befasoi të gjithë të enjten mbrëma kur konfirmoi se Messi nuk do të vazhdojë me klubin, në pamundësi për të rinovuar kontratën shkaku i kushteve të rënduara financiare dhe rregullave për paga në La Liga.


Largimi nga Barcelonës ka bërë që Messi të lidhet me një kalim në Ligue 1 te PSG, klub i cili thuhet se tashmë ka arritur marrëveshje personale me gjashtë herë fituesin e Topit të Artë.

Messi thuhet se ka përfunduar marrëveshjen personale me PSG-në
Lexo po ashtu Messi thuhet se ka përfunduar marrëveshjen personale me PSG-në

Me transferimin në Parc des Princes, Messi do të ribashkohet me mikun e tij të mirë Neymar dhe bashkatdhetarët e tij, Angel Di Maria dhe Leandro Paredes.

Por, si mund të luajë PSG dhe trajneri Pochettino me Messin në skuadër?

Si mund të rreshtohet PSG me Messin në skuadër

Në të vërtetë, mos imagjinoni shumë, sepse faqja sportive Givemesport ka marrë guximin të bëjë punën e vështirë për ju, duke hartuar katër formacione të frikshme që PSG mund të krijojë nëse ata arrijnë të nënshkruajnë me Messin.

Nga përbërja më e mundshme e Mauricio Pochettinos deri tek një formacion sulmues i mrekullueshëm, që ne thjesht nuk mund t’i rezistonim, sigurohuni që të shikoni formacionet e çmendura që PSG mund të ketë vërtet në dispozicion me Messin në skuadër.

Zbulohet paga marramendëse që Messi do ta fitojë në rast transferimi te PSG, si dhe numri i fanellës që do të mbajë veshur
Lexo po ashtu Zbulohet paga marramendëse që Messi do ta fitojë në rast transferimi te PSG, si dhe numri i fanellës që do të mbajë veshur

Formacioni 4-3-3

Le ta pranojmë, ky është ndoshta skenari më i mundshëm. PSG mund të duket se është gati të rikrijoj magjinë e triumviratit të famshëm të Barcelonës ‘MSN’, por me Kylian Mbappe që trashëgon rolin e Luis Suarez.

Mbappe do të luante në qendër, me Neymar në të majtë dhe Messi aty ku është më se i rehatshëm, duke operuar në të djathtë.

Messi si nëntë fals

Pochettino mund të përdor idetët e Pep Guardiolas dhe të vendos të luajë me njeriun magjik si një numër ‘nëntë fals’.

Ikona e Argjentinës mund të jetë i lirë të operoj në mesin e sulmit dhe të formojë një treshe brilante me Neymar dhe Mbappe, të cilat, nëse punojnë së bashku, mund të shkaktojnë ‘masakër’ ndaj ekipeve kundërshtare.

Messi pas dy sulmuesve

Kalimi në vendin pas sulmuesve apo si një numër 10 nuk është edhe i panjohur për yllin argjentinas.

Nuk mund të mohohet që Messi ka kaluar më shumë në rolin e një krijuesi të ndeshjeve në vitet e fundit, kështu që Pochettino mund të luajë me 34-vjeçarin pas dyshes Mbappe-Neymar.

Sulmues i lirë apo i gjithanshëm

Një formacion që Pochettino nuk ka shumë gjasa të luajë, por një që ne do të donim ta shihnim të dilte kundër kundërshtarëve më të dobët në Ligue 1 me shpresën e fitoreve jashtëzakonisht të mëdha.

Angel Di Maria ka të ngjarë të jetë një nga lojtarët që do të luajë më pak nëse Messi transferohet në Francë, kështu që është mirë të imagjinohet një skenar ku ai rreshtohet me Neymar, Mbappe dhe bashkatdhetarin e tij në një sulm vërtet të çmendur ndaj ekipeve më të vogla apo kur PSG ka nevojë ra rikthej rezultatin.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës

Para El Clasicos - raportohet se lojtarët e Barcelonës "janë dorëzuar"

La Liga
Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Notat e lojtarëve, Man City 1-1 Real Madrid: Lunin heroi i mbretërve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Sir Alex Ferguson i ofroi lojtarit të Man United 100 mijë euro për t'u tërhequr nga futbolli

Premier League
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori