LAJMI I FUNDIT:

Kate Middleton preku shumë zemra me një takim emocionues në spital, sjellja e saj ngjante me princeshën Diana

Kate Middleton preku shumë zemra me një takim emocionues në spital, sjellja e saj ngjante me princeshën Diana
(Foto: Instagram/princeandprincessofwales)

Gjatë kryerjes së një prej detyrave të para publike që nga marrja e titullit të Princeshës së Uellsit, Kate Middleton preku zemrat e shumë njerëzve duke kujtuar njëkohësisht princeshën e ndjerë, Diana.

Të mërkurën, Princesha vizitoi njësinë e maternitetit të Spitalit ‘Royal Surrey County’ për të mësuar rreth punës së tyre me gratë shtatzëna dhe nënat e reja.

Me të mbërritur në spital, ku lindin rreth 3.000 foshnja çdo vit, Kate u takua me stafin nga reparti që ndihmon gratë me sëmundje mendore gjatë shtatzënisë dhe periudhës pas lindjes.


https://twitter.com/surreylive/status/1577698776726347783?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1577698776726347783%7Ctwgr%5E799b3a39d175a33c8f38a0e4e52b189e045ed193%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.klix.ba%2Fmagazin%2Fshowbiz%2Fkate-middleton-emotivnim-susretom-u-bolnici-raznjezila-mnoge-i-podsjetila-na-princezu-dianu%2F221006017

Megjithatë, vëmendje të veçantë tërhoqi takimi i princeshës me një foshnje të lindur para kohe. Kate foli me nënën e foshnjës, Szilvia Novak dhe më pas e mori në krahë Biancan e vogël. Ky veprim kujtoi princeshën Diana, e cila shquhej për punën e saj humanitare, veçanërisht për marrëdhëniet me fëmijët.

Fotografitë e vizitës u shpërndanë gjithashtu në profilet zyrtare të Princit dhe Princeshës së Uellsit, ku Kate vlerësoi përpjekjet e spitalit për të siguruar që gratë dhe familjet e tyre “të ndihen të sigurta, të mbështetura dhe të kenë shanset më të mira për të zhvilluar ato lidhje të hershme që janë kaq të rëndësishme për të siguruar rritjen dhe përparimin e foshnjave të tyre”.

“Ishte bukur të takoja disa nga nënat e reja dhe foshnjat e tyre që mbështeten nga një ekip kaq i mrekullueshëm në spital”, është shprehur Middleton.

Vitet e fundit, pjesa më e madhe e punës publike të Princeshës Kate është fokusuar për të ndihmuar në zhvillimin e fëmijëve, ndërsa për këtë është frymëzuar nga përvojat e saj si nënë e tre fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

E gjuajtën edhe në Kosovë, Bebe Rexha i drejtohet sigurimit në shqip që të mos e largojë fansin: Lëre lëre, është vetëm një bluzë

Magazina
Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Lotina dhe Mozzik i bëjnë dedikim romantik njëri-tjetrit në 'Sunny Hill': Askush në këtë botë sikur ti

Magazina
Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në

Bebe Rexha inkuadroi tupana në performancën e saj, solli frymë kombëtare në "Sunny Hill 2024"

Magazina
Dua Lipa shfaqet

Dua Lipa shfaqet "shtatzënë" në reklamën e re për 'Porsche', fansat vërshojnë me komente

Magazina
Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Influencuesja kineze Baby Tingzi peshon vetëm 25 kilogramë, ndjekësit i luten që të kërkojë ndihmë mjekësore

Magazina
Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Bebe Rexha “mbretëron” në Prishtinë me performancën e saj të zjarrtë në festivalin “Sunny Hill 2024”

Magazina
Kalo në kategori