LAJMI I FUNDIT:

‘Kam luajtur me një këmbë për Interin’ – Skriniar thyen heshtjen para transferimit te PSG

‘Kam luajtur me një këmbë për Interin’ – Skriniar thyen heshtjen para transferimit te PSG
(Foto: Getty Images)

Mbrojtësi i Interit, Milan Skriniar, e ka thyer heshtjen pas humbjes në finalen e Ligës së Kampionëve duke e konfirmuar transferimin e lirë te Paris Saint-Germaini.

Qendërmbrojtësi nuk ka luajtur që nga muaji mars për shkak të një problemi të vazhdueshëm në shpinë që duhet të rregullohej me ndërhyrje kirurgjike, por ishte në bankën rezervë për sfidën ndaj Manchester Cityt.


Ajo ishte po ashtu ndeshja e tij e fundit për Nerazzurrët duke qenë se kontrata e tij do të skadojë më 30 qershor.

Revolucion total te PSG: Do të bashkohen shtatë lojtarë të rinj, do të ketë largime të bujshme
Lexo po ashtu Revolucion total te PSG: Do të bashkohen shtatë lojtarë të rinj, do të ketë largime të bujshme

“Ishte një mënyrë e pikëlluar për të thënë lamtumirë, humbja do të na shqetësojë për një kohë të gjatë. Ishim shumë pranë fitimit të trofeut, bëmë paraqitje të shkëlqyer dhe merituam më shumë. Jemi krenarë me atë që bëmë gjatë ndeshjes”, është shprehur në një konferencë për shtyp.

Skriniar kontribuoi gjatë kualifikimit duke u ndihmuar kundër Portos në 1/8 e finales.

“Në ndeshjen kthyese kundër Portos, po luaja me njërën këmbë, ishte e pamundur të bëja më shumë. Rrezikova një lëndim shumë serioz. Asnjëherë nuk kam munguar kaq shumë dhe jam përpjekur të kthehem në kondicion të plotë në stërvitje, por nuk është njësoj sikurse kondicioni i ndeshjeve”, ka shtuar tutje.

Skriniar ka një dëmtim të rëndë në shpinë, vihet në pikëpyetje transferimi te PSG
Lexo po ashtu Skriniar ka një dëmtim të rëndë në shpinë, vihet në pikëpyetje transferimi te PSG

Mbrojtësi nuk ka nënshkruar kontratë zyrtare me PSG-në, mirëpo tashmë nuk e mohon se marrëveshja është e kryer.

“Do të shohim se si do të shkojë në Paris, e rëndësishme është që të jem në formë”, ka theksuar sllovaku. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

Barcelona identifikon sulmuesin anësor si objektiv kryesor të verës

La Liga
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Kaos në Francë: Tifozët dhe lojtarët e klubit hodhën fishekzjarrë kundër njëri-tjetrit, për shkak të kësaj ata do të bien nga liga

Ligat tjera
Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Thiago Silva arrin marrëveshje me klubin e ri

Ndërkombëtare
Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

Ancelotti zbulon se çfarë e dallon këtë skuadër të Real Madridit nga çdo ekip që ai ka drejtuar ndonjëherë

La Liga
Kalo në kategori