LAJMI I FUNDIT:

Skriniar ka një dëmtim të rëndë në shpinë, vihet në pikëpyetje transferimi te PSG

Skriniar ka një dëmtim të rëndë në shpinë, vihet në pikëpyetje transferimi te PSG

Milan Skriniar nuk do të luajë deri në fund të sezonit për shkak të një dëmtimi të rëndë të shpinës, njoftojnë mediat italiane.

Përveç kësaj, mediat theksojnë se mbrojtësi sllovak, i cili sipas Transfermarkt kap vlerën e 60 milionë eurove, ka luajtur ndeshjen e fundit për Interin, anëtar i të cilëve është që nga viti 2017.


Largimi i tij tashmë ishte paralajmëruar më herët, gjë që me sa duket tani është bërë e sigurt sepse ai shkoi në Bordeaux për teste shtesë në lidhje me dëmtimin e shpinës dhe testet u mbikëqyrën nga stafi mjekësor i PSG-së, që mendohet të jetë destinacioni i ardhshëm i Skriniar.

Megjithatë, L’Equipe shkruan se PSG është e shqetësuar për dëmtimin e shpinës, që i ka tronditur disi për atë transferim të mundshëm.

Skriniar e filloi karrierën e tij profesionale në klubet sllovake Zilina dhe Vion Zlata Moravce, dhe më pas u transferua në Itali, ku para Interit kishte veshur fanellën e Sampdorias.

Skriniar konfirmon se ka nënshkruar për PSG-në
Lexo po ashtu Skriniar konfirmon se ka nënshkruar për PSG-në

Ai ka luajtur 58 ndeshje për Sllovakinë, duke shënuar tre gola. /Telegrafi/