LAJMI I FUNDIT:

Kai Havertz rishfaqet si objektiv i Real Madridit

Kai Havertz rishfaqet si objektiv i Real Madridit

Klubi i madh spanjoll, Real Madridi duket se po mendon një lëvizje transferimi gjatë verës për sulmuesin e Chelseat, Kai Havertz.

Los Blancos shpresojnë të ndryshojnë vijën e tyre të parë pas një fundi zhgënjyes të sezonit 2022/23.


Real Madridi humbi në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve nga Manchester City dhe u mposht fuqishëm në La Liga nga Barcelona, kështu që ndryshimet janë të pashmangshme.

Nga Kane te Osimhen dhe Havertz – 13 emrat që Real Madridi po monitoron për sulm
Lexo po ashtu Nga Kane te Osimhen dhe Havertz – 13 emrat që Real Madridi po monitoron për sulm

Sipas gazetës Marca, presidenti Florentino Perez dhe trajneri Carlo Ancelotti kanë vlerësuar skuadrën dhe planifikojnë ekipin për sezonin e ardhshëm.

Dyshja drejtuese e Mbretërve tashmë kanë etiketuar disa emra që mund të transferohen këtë verë në Santiago Bernabeu.

Kai Havertz shihet si një sulmues kreativ që do të bashkohej me lojtarët e tjerë në skuadrën e Real Madridi për sezonin e ri.

Ylli gjerman shihet si mbështetje për Karim Benzema, por Reali mund të humbasë edhe sulmuesin francez, pasi ai është subjekt i interesimit nga Arabia Saudite.

Ndryshe, 23-vjeçari gjerman i cili i ka kushtuar Chelseat 80 milionë euro, ka shënuar 9 gola dhe ka asistuar një herë në 47 ndeshjet e tij këtë sezon. /Telegrafi/