Juventusi prezanton fanellat e treta për sezonin 2019/20

Juventusi i ka prezantuar edhe zyrtarisht fanellat e treta për sezonin 2019/20.
Bianconerët kanë zbuluar sot (e marte) fanellat që do t’i bart në ndeshjet si mysafirë, përveç atyre të dyta.
Klubi italian do t’i ketë fanella të prodhuara nga Adidasi, ndërsa do të jenë të dominuar nga ngjyra e blu.
Përveç ngjyrës blu, fanella do të ketë edhe ngjyrën e bardhë të pranishme në pjesën e krahëve, të logos dhe të sponsorit.
Fanella e tretë thuhet se po pëlqehet shumë nga tifozët e Juventusit, mirëpo ajo e dyta është duke e dominuar dyqanin e Zonjës së Vjetër për dallim nga ajo kryesore. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
06/08/2019
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Kampionati Botëror 2026
Jobs
Real Estate













































