Juventusi pret ofertën e përmirësuar të Bayernit për De Ligt, sfidon Interin për Bremer

Juventusi është në pritje të një oferte të përmirësuar nga Bayern Munich për Matthijs de Ligt dhe është gati për një ‘Derby d’Italia’ me Interin në afatin kalimtar për Gleison Bremer të Torinos.
De Ligt ka një kontratë deri në qershor 2024, por ka rënë dakord për kushtet personale me bavarezët, të cilët tani janë në bisedime me Juventusin.
Gjigantët e Serie A kanë refuzuar një ofertë fillestare prej 60 milionë euro plus bonuse nga Gjermania dhe po kërkojnë një shitje rreth 90-100 milionë euro.
Sipas gazetave italiane Tuttosport dhe Il Corriere dello Sport, Bianconerët presin një ofertë të re nga Bayern Munichu deri në fundjavë.
Drejtori i Bavarezëve, Hasan Salihamidzic, ishte në Torino të hënën dhe tha se është ‘gjithmonë optimist’ kur u pyet për një fund pozitiv të negociatave me Juventusin.
Bremer është një nga objektivat kryesore të Juventusit për pasues të De Ligt, së bashku me Gabriel Megahales të Arsenalit.
Tuttosport dhe Corriere pretendojnë se bardhezinjtë do të sfidojnë Interin për Bremer menjëherë nëse De Ligt fluturon për në Gjermani.
Mbrojtësi brazilian mund të largohet nga klubi Granata për rreth 40 milionë euro, një tarifë që Juventusi mund ta paguajë nëse largohet mbrojtësi holandez.
Interi thuhet se ka marrëveshje personale me Bremer, por nuk mund ta transferojë pa u larguar Milan Skriniar te Paris Saint-Germain. /Telegrafi/
Promo
Reklamo ketuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Al Khelaifi i kundërpërgjigjet Messit: Me gjithë respektin, por ne jemi një klub francez

Shënoi dhe asistoi në rikthimin spektakolar të Barçës, por Cancelo me kritika të ashpra ndaj vetës: Kam bërë ndeshje të keqe

Bayerni planifikon shkarkimin e Tuchel, identifikon zëvendësuesin e tij

Marcus Rashford bën aksident me makinën e tij, kjo është gjendja e tij

Tifozët ofenduan gruan e Jamie Vardyt - ai shënon dhe shkon feston para tyre

Bruno Fernandes hoqi dorë nga çmimi si ‘Lojtar i ndeshjes’ – ai ia dhuroi Evansit që kishte paraqitjen e 200-të me Man Utd

Shitet banesa e përshtatshme për familje të vogla, 93.72m² në Prishtinë – mundësitë e pagesës të përshtatshme për gjithsecilin ID-235

Lokacioni ideal, ajri i pastër dhe shtëpia e ëndrrave tuaja – kjo ofertë është e duhura për ty! ID-234

Banesa me 57.83m² në Prishtinë është vënë në shitje – pamje mahnitëse dhe opsione të lira pagese! ID-233

SUPER ZBRITJE në tokën me 67.8 ARI me qera në Trudë të Prishtinës – mund të ndahet në tri parcela ID-187

Penthouse luksoz me pamje të mrekullueshme – gjeni vendbanimin e ëndrrave tuaja! ID-232

Zbuloni sekretin e bukurisë me peptide të kolagjenit Naturagen – tash me 50% në Telegrafi Deals

Stil, funksionalitet dhe zbritje – ofertat në Telegrafi Deals nuk kanë të ndalur

Shfrytëzo ofertën – blej me zbritje maicën në Telegrafi Deals

Syze Hugo Boss ekskluzivisht me zbritje në Telegrafi Deals

Edhe mirë edhe lirë – atlete Puma me zbritje në Telegrafi Deals