LAJMI I FUNDIT:

Juventusi i ofron Tottenhamit mesfushorin Ramsey

Juventusi i ofron Tottenhamit mesfushorin Ramsey

Mediat britanike raportojnë se Juventusi i ka ofruar Tottenhamit shërbimet e mesfushorit Aaron Ramsey si huazim.

Sipas mediumit The Sun, Bianconerët i propozuan Spursave idenë për të marrë Ramseyn në huazim, pasi paga e tij prej 400 mijë eurosh në javë është e madhe për librat financiar.

Ndërsa përgjithësisht konsiderohet e vërtetë që e ardhmja e Ramsey në Torino është larg nga e sigurta vetëm një vit pasi u bashkua me Arsenalin si lojtar i lirë, ai ka më shumë të ngjarë të përdoret si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi për të sjellë objektiva tjera transferimi.

United dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e madh, Pogba drejt rikthimit në Serie A
Lexo po ashtu United dhe Juventus projektojnë shkëmbimin e madh, Pogba drejt rikthimit në Serie A

Një shembull do të ishte sugjerimi i përsëritur në Itali që Ramsey të përdoret si pjesë e një marrëveshje me Manchester Unitedin për francezin Paul Pogba.

Ish-ylli i Topçinjve, Ramsey thuhet se do ta ketë problem ta pranojë ofertën e klubit të tij për të kaluar te Tottenhami, pasi janë rival të mëdhenj të Arsenalit.

Ndryshe, ylli i Uellsit nuk mori pjesë në gjysmëfinalen e kësaj jave në Coppa Italia me Milanin, pasi është i dëmtuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

Barcelona ka dy javë kohë për të zgjedhur numrin 10 – në klub kanë tri opsione

La Liga
Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Nuk ishte vetëm dëshira e Mbappes, te PSG zbulojnë se kush tjetër konsiderohet fajtor për largimin e francezit

Ligue 1
“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

“Nuk pendohem që e shita, ishte marrëveshje e mirë” - pronari i Cluj flet pas shitjes së Ermal Krasniqit

Ligat tjera

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Kalo në kategori