Juventusi e ka nisur pjesën e dytë shumë mirë, duke shënuar që në fillim të saj për 3-0.  

Fillimisht Juventusi shënoi në minutën e 12-të me një penallti të fituar nga Cristiano Ronaldo, e që u kthye në gol, pikërisht nga portugezi.


Në minutën e 20-të rezultati shkoi në 2-0 pas një aksioni të bukur mes Juan Cuadrados dhe Weston McKennie.

c15637d919da79f2f59c3cdee24bdf49o2

Ky i fundit me një goditje akrobatike shënoi një gol shumë të bukur.

Në pjesën e dytë Juve fitoi edhe një penallti pasi me dorë luajti Lengelet, ndërsa gjyqtari pasi e shikoi VAR-in vendosi për penallti.

Ronaldo sërish ishte i saktë për 3-0 nga pika e bardhë në minutën e 52-të.

/Telegrafi/

telegrafi sport app