LAJMI I FUNDIT:

Juventusi interesohet për Gabriel Jesusin – Fabio Paratici po punon personalisht në transferimin e brazilianit nga Manchester City

Juventusi interesohet për Gabriel Jesusin – Fabio Paratici po punon personalisht në transferimin e brazilianit nga Manchester City

Juventusi dëshiron të transferojë Gabriel Jesusin nga Manchester City në afatin kalimtar të kësaj vere.

Drejtori sportiv i Zonjës së Vjetër, Fabio Paratici thuhet se po punon personalisht për të kompletuar transferimin e sulmuesit brazilian me të përfunduar ky sezon.


Sipas Calciomercatos, drejtori italian është i impresionuar nga paraqitjet e Jesus dhe dëshiron t’i marrë shërbimet e tij në këtë verë.

Mediumi italian bën të ditur se kampioni i Serie A-s ka dërguar dy herë zbuluesit e lojtarëve brenda gjashtë muajsh për ta shikuar lojën e brazilianit nga afër.

Mendohet se edhe Barcelona është në garë për të, e që Juventusi dëshiron që sa më shpejtë të mbyll transferimin e tij.

Jesus dhe Icardi në radarin e Juventusit
Lexo po ashtu Jesus dhe Icardi në radarin e Juventusit

22-vjeçari po kalon nëpër një formë fantastike në këtë sezon, e që këtë gjë e tregoi edhe në përballjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit ku fituan 2-1.

Jesus u transferua te Manchester City në janar të vitit 2017 nga Palmerias për 33 milionë euro, derisa kartoni i tij aktualisht vlen mbi 70 milionë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori