LAJMI I FUNDIT:

Juventusi është gati t’ia ofrojë Arsenalit një yll të skuadrës si pjesë e shkëmbimit me talentin anglez

Juventusi është gati t’ia ofrojë Arsenalit një yll të skuadrës si pjesë e shkëmbimit me talentin anglez

Juventusi është i etur për të nënshkruar me një mesfushor, pasi mesfusha është reparti ku ka nevojë më së shumti për ndërhyrje.

Gjatë afatit kalimtar dimërorë, Juventusi do të tentojë të marrë shërbimet e mesfushorit anglez Charlie Patino.


Për ta bërë këtë, klubi Bianconero do t’i paraqesë Arsenalit një ofertë që përfshin transferimin e sulmuesit italian Moise Kean.

Kush është Charlie Patino - lojtari që tifozët e Arsenalit e adhurojnë?
Lexo po ashtu Kush është Charlie Patino - lojtari që tifozët e Arsenalit e adhurojnë?

Ky është pa dyshim objektivi i madh që Juventus i ka vendosur vetes për afatin kalimtar dimërorë që hapet pas dy javësh.

Bianconerët janë duke vuajtur në mesfushë pasi trajneri Massimiliano Allegri nuk mund të llogarisë në shërbimet e francezit Paul Pogba (për doping) dhe italianit Nicolo Fagioli (për thyerje rregullat për bastet sportive).

Zonja e Vjetër prej kohësh po e ndjek Charlie Patinon, talentin anglez të Arsenalit që është i huazuar te Swansea dhe po shkëlqen me klubin uellisan në Championship.

20-vjeçari që luan në pozitën e mesfushorit qendror në 17 ndeshje ka shënuar tre gola dhe ka asistuar në katër të tjerë.

The Sun ka raportuar se Juventus është gati t’ia ofrojë Arsenalit shërbimet e sulmuesit Moise Kean për të arritur te Patino, por vështirë se Arsenali do ta pranojë këtë ofertë pasi anglezi shihet si e ardhmja e Topçinjve dhe trajneri Mikel Arteta llogarit në të për sezonin e ri. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

Ancelotti tregon se cili ishte momenti kyç që e ndihmoi Real Madridin ta fitonte La Ligën

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Kalo në kategori