Aaron Ramsey është i gatshëm që të rikthehet sërish në Ligën Premier, pas një aventure jo të mirë te Zonja e Vjetër.

Mesfushori uellsian ishte larguar nga Arsenali si lojtar i lirë, për të kaluar te Zonja e Vjetër.

Ramsey kishte shpresuar që do të bëhej një lojtar kyç për Biankonerët, mirëpo ashtu nuk ndodhi edhe pse ka fituar trofe në Itali.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, The Gunners e duan rikthimin e tij, mirëpo në garë janë edhe Tottenhami e Evertoni.

Uellsiani kishte shkëlqyer te Arsenali, e që një rikthim në Emirates mund të jetë i mundur, mirëpo Jose Mourinho dhe Carlo Ancelotti po ashtu e pëlqejnë lojën e lojtarit. /Telegrafi/