LAJMI I FUNDIT:

Juventusi e do Aouarin si alternativë e Pogbas

Juventusi e do Aouarin si alternativë e Pogbas

Juventusi do të tentojë të transferojë në këtë verë një mesfushor qendror.

Zonja e Vjetër ka kohë që po e tenton ritransferimin e Paul Pogbas, por deri më tani Manchester United e ka refuzuar shitjen e tij.

Dëshira e francezit është që të kalojë te Real Madridi dhe si opsion të dytë e sheh skuadrën italiane.

Nëse kampioni i Serie A nuk arrin të transferojë Pogban, atëherë si opsion i tyre është anëtari i Lyonit, Houssem Aouar.

Juventusi ka gati ofertën për Unitedin, para plus Ramsey për Pogban
Lexo po ashtu Juventusi ka gati ofertën për Unitedin, para plus Ramsey për Pogban

21-vjeçari po shkëlqen në këtë edicion, gjersa ka zgjuar interesimin e zbuluesve të lojtarëve te torinezët.

Për ta marrë shërbimet e Aouar, Juventusi duhet të paguajë hiq më pak se 50 milionë euro, aq sa është edhe klauzola e tij. /Telegrafi/