LAJMI I FUNDIT:

Juventusi dëshiron të blindojë Pogban

Juventusi dëshiron të blindojë Pogban

Juventusi thuhet se do t’i ofrojë Paul Pogbas një kontratë të re e të përmirësuar për të shmangur interesimin e Real Madridit.

Mesfushori francez është një nga emrat më të nxehtë në tregun e transferimeve.


Agjenti i tij, Mino Raiola ka paralajmëruar se ai mund të gjej një projekt shumë të rëndësishëm, edhe pse ai është i lumtur në Torino.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Sot The Guardian ka raportuar se bardhezinjtë do të rrisin pagën e Pogbas nga 5 milionë euro në sezon në 7 milionë në përpjekje për të bindur atë që të qëndroj në Torino.

Përveç kësaj, ‘Zonja e Vjetër’ kanë kërkuar 120 milionë euro nga Real Madrid, një çmim që ‘Los Blancos’ e kanë të pamundur që të përmbushin. /Telegrafi/