Ministra, ish-kryetarë komunash dhe figura të njohura nga jeta politike, mbesin jashtë Kuvendit


Ministra, ish-kryetarë komunash dhe figura të njohura nga jeta politike, akademike e sportive do të mbeten jashtë Kuvendit të Kosovës në legjislaturën e re.
Ndryshimet më të mëdha pritet të ndodhin në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Nga radhët e kësaj partie nuk do të jenë pjesë e Kuvendit disa figura të njohura, përfshirë Haxhi Avdylin, i cili iu bashkua presidentes Vjosa Osmani, si dhe ish-ministrat Rozeta Hajdari e Vigan Qorrolli, zëvendësministri Enver Dugolli, ish-kryetari i Prizrenit Mytaher Haskuka dhe Bylbyl Sokoli, emër i njohur i sportit kosovar.
Lista e ish-deputetëve të LVV-së që nuk do të jenë pjesë e Kuvendit:
Fjolla Ujkani
Drita Pajaziti
Fitim Haziri
Bylbyl Sokoli
Driton Hyseni
Bajram Mavriqi
Arijeta Rexhepi
Rozeta Hajdari
Afërdita Hajrizi
Arsim Ademi
Avdullah Klinaku
Egzon Azemi
Ejup Ahmeti
Enver Dugolli
Fahrush Rexhepi
Fatos Geci
Ilir Qeriqi
Mimoza Shala
Mytaher Haskuka
Shqipe Isufi
Vigan Qorrolli
Fatos Geci
Në Grupin Parlamentar të PDK-së bie në sy mungesa e Xhavit Halitit dhe Nait Hasanit, të cilët pritet të mbeten jashtë Kuvendit në legjislaturën e re.
Lista e ish-deputetëve të PDK-së që nuk do të jenë pjesë e Kuvendit:
Arbnore Salihu
Ferat Shala
Kujtim Gashi
Nait Hasani
Xhavit Haliti
LDK-ja, ndërkaq, ka arritur t’i rikthejë në Kuvend pothuajse të gjithë deputetët e mandatit të kaluar. Përjashtim bën vetëm Adelina Thaqi, e cila nuk ka siguruar mandat.
Në listën e LDK-së ka garuar edhe Haxhi Avdyli i cili nuk arriti të bëhet deputet. Avdyli legjislaturën e kaluar është zgjedhur deputet nga lista e LVV.
Sa i përket AAK-së, aktualisht vetëm ish-deputeti Bekë Berisha mbetet jashtë Kuvendit. Megjithatë, ai pritet të marrë mandatin në një fazë të mëvonshme, pasi Ardian Gjini dhe Daut Haradinaj kanë paralajmëruar se do të heqin dorë nga ulëset e tyre në Kuvend./Telegrafi/





































