LAJMI I FUNDIT:

Juventusi i cakton çmimin sulmuesit Moise Kean, por edhe klauzolë të riblerjes  

Juventusi i cakton çmimin sulmuesit Moise Kean, por edhe klauzolë të riblerjes  
Moise Kean (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images/Guliver)

Juventusi ka vendosur çmimin e tyre për Moise Kean, dhe do ta lejojë të largohet vetëm me një klauzolë blerjeje.

Reprezentuesi italian ka impresionuar me Bianconerët sezonin e kaluar, duke shënuar gjashtë gola në 13 ndeshje në Serie A dhe duke bërë debutimin e tij me Italinë.


Sidoqoftë, sulmuesi ka qenë i lidhur me një largim këtë verë, me Evertonin, Borussia Dortmundin dhe Interin që mendohen të jenë të interesuar për të.

Tri klube të mëdha kanë bërë oferta për Moise Kean
Lexo po ashtu Tri klube të mëdha kanë bërë oferta për Moise Kean

Ndërsa Juventusi do të konsideronte një shitje, Calciomercato.com raporton se drejtori sportiv Fabio Paratici ka rënë dakord me Maurizio Sarrin dhe stafin e tij se çmimi i sulmuesit duhet të jetë së paku 30 milionë euro.

Bardhezinjtë do të shikojnë gjithashtu mundësinë për të futur një klauzolë riblerje në marrëveshje, pasi ata nuk duan të humbin një lojtar me aftësitë e Kean, edhe nëse i duhet të paguajë gati dyfish.

Moise Kean (Foto: Enrico Locci/Getty Images/Guliver)

Calciomercato shton se Barcelona iu afrua agjentit të Kean, Mino Raiola, për të diskutuar mundësinë e një transferimi dhe më pas do ta huazohej menjëherë.

Destinacioni më i mundshëm do të jetë Sevilla, por Raiola ka ndërmend të presë që Juventusi të marrë një vendim final për të ardhmen e sulmuesit të ri. /Telegrafi/