LAJMI I FUNDIT:

Juventus, Liverpool dhe klubet e tjera të mëdha që rrezikojnë të mos luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Juventus, Liverpool dhe klubet e tjera të mëdha që rrezikojnë të mos luajnë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Finalja e këtij sezoni në Ligën e Kampionëve do të zhvillohet mes Chelseat dhe Manchester Cityt më 29 maj.

Por gara për t’u kualifikuar për sezonin e ardhshëm është e nxehtë pothuajse në çdo kampionat në të gjithë Evropën.


Disa nga emrat më të mëdhenj të kontinentit rrezikojnë të humbin kualifikimin për shkak të sezoneve të dobëta në ligat e tyre të brendshme, përfshirë emra si Liverpooli dhe Juventusi.

Konkurrencë e ashpër në Ligën Premier

Liverpooli nuk është i vetmi klub që garon për një vend të katërt në Ligën e Kampionëve. Chelsea dhe Leicester aktualisht mbajnë vendin e tretë dhe të katërt, megjithëse West Ham, Tottenham dhe Everton janë të gjithë në garë. Skuadra e Jurgen Klopp është aty, por tjerat duhet të gabojnë.

Drama e Juventusit

Humbja e së dielës nga AC Milan bëri që Juventusi të braktis një nga vendet e Ligës së Kampionëve në Serie A.

Inter është kampion, ndërsa para Juves janë Atalanta, Milan dhe Napoli që aktualisht përbëjnë katër të parët në Serie A.

“Nuk jam duke menduar të jap dorëheqjen”, ka thënë trajneri i Juventusit, Andrea Pirlo pas humbjes ndaj Milanit.

Ata janë vetëm një pikë prapa Napolit, që janë në vend të katërt.

Borussia Dortmund dhe PSG

Borussia Dortmund shihej si pretendente për t’u kualifikuar në Ligës së Kampionëve, ndërsa aktualisht mezi kanë kapur pozitën e katërt pas një sezoni të vështirë në Bundesligë.

Ata janë ende vetëm një pikë larg Eintracht Frankfurt që janë të pestit.

Me dy ndeshje të sezonit të mbetura, Paris Saint-Germain jo vetëm që rrezikon të humbasë titullin në Ligue 1, por edhe kualifikimin e Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Mauricio Pochettino është dy pikë nga vendi i tretë, ku ata do të duhet të luajnë në kualifikuese, dhe tre pikë mbi vendin e katërt, ku do të bien në Ligën e Evropës.

Monaco dhe Lyon mbajnë ato vende përkatësisht. Lille janë tre pikë para PSG-së në krye. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Emiliano Martinez shmang përjashtimin gjatë gjuajtjes së penalltive falë një rregulli pak të njohur – ai ngacmoi tifozët e Lille

Ligat tjera
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Pep Guardiola shpjegoi se pse ai nxori nga loja në kohën shtesë dy gjuajtësit më të mirë të penalltive

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Kalo në kategori