Juelz Santana i propozon Kimbellas në skenë

Reperi nga Harlem, Juelz Santana, i ka propozuar të dashurës së tij të kahmotshme para miqve dhe adhuruesve në paraqitjen e tij në Apollo Theater.
“Kjo është zonja ime, ajo ka qenë me mua për kohë të gjatë. Të dua zemër. Je mbretëresha ime dhe këtë e them këtu para të gjithëve”, u shpreh Juelz Santana para të gjithëve.
Në skenë ishin edhe reperë të tjerë si Jim Jones, Freekey Zekey.
FIllimisht Juelz e vendosi gabimisht unazën derisa u informua nga miku i tij se po bënte gabim.
Pas fejesës, Kimbella e zbuloi unazën në rrjetin social Instagram.
“Mbrëmje e mirë, e pa harruar’, ka shkruar ajo.
Juelz Santana është i njohur për tregun shqiptar dhe adhuruesit e hip hopit.
Ai ishte bashkëpuntor i MC Kreshës dhe Lyrical Son në projektin “YWL” në kuadër të albumit të MC Kreshës “Emceeclopedy”. /Telegrafi/































































