LAJMI I FUNDIT:

Jordi Alba po ribashkohet me Messin te Inter Miami

Jordi Alba po ribashkohet me Messin te Inter Miami

Jordi Alba duket se karrierën do ta vazhdoj përtej Evropës, ku skuadra amerikane Inter Miami është favorit i madh për t’i siguruar shërbimet e tij.

Mbrojtësi i majtë u largua pas 11 viteve nga Barcelona ku fitoi të gjithë trofetë e mundshëm me gjigantin spanjoll.


34-vjeçari duket se karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit amerikan MLS me fanellën e Inter Miamit, ku do të bashkohej me Lionel Messin dhe Sergio Busquets.

Inter Miami dëshiron të ndërtojë ekipin rreth Messit, synon t’i transferojë pesë yje që kanë luajtur me të
Lexo po ashtu Inter Miami dëshiron të ndërtojë ekipin rreth Messit, synon t’i transferojë pesë yje që kanë luajtur me të

Gazeta prestigjioze spanjolle Marca, ka raportuar se mes lojtarit dhe klubit amerikan kanë nisur kontaktet e para dhe negociatat janë në rrugë të mbarë.

Përkundër se Alba pasi fitoi trofeun e Ligës së Kombeve tha se është i gatshëm të luaj në nivele të larta në Evropë, duket se ish-shokët e skuadrës si Messi e Busquets e kanë bindur për tu transferuar në MLS.

Jordi Alba ka disa opsione për ta vazhduar karrierën, prioritet mbetet qëndrimi në Evropë
Lexo po ashtu Jordi Alba ka disa opsione për ta vazhduar karrierën, prioritet mbetet qëndrimi në Evropë

Negociatat mes palëve janë duke u zhvilluar në shpejtësi dhe nëse shkon gjithçka sipas planit atëherë Inter Miami pritet ta zyrtarizojë anësorin spanjoll në 72 orët e ardhshme.

Alba këtë edicion zhvilloi 30 ndeshje zyrtare me Barcelonën, ku realizoi dy gola dhe dhuroi gjashtë asistime. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori