LAJMI I FUNDIT:

Joe Hart huazohet te West Hami (Foto)

Joe Hart huazohet te West Hami (Foto)

Joe Hart do të luajë te West Ham Unitedi në sezonin e ri, pasi është huazuar nga Manchester City.

Në sezonin e kaluar, portieri anglez luajti në Torino, ku regjistroi 36 paraqitje për klubin italian.


Në sezonin e kaluar Hart ishte i huazuar te Torino (Twiter)

Pep Guardiola ia kishte bërë të qartë se ai duhet të kërkojë një klub tjetër, ndërsa këtë herë ka vendosur të luajë në Ligën Premier.

Preferenca e 30-vjeçarit ishte të luante te West Hami dhe tash ka ndodhur transferimi, por pa opsion blerjeje.

West Hami nuk e ka opsionin e blerjes (Twiter)

Besohet se klubi i tij i ri do të paguajë rreth 4.5 milionë funte (pesë milionë euro) për shërbimet e Hart për një sezon.

Ndryshe, portieri ka kontratë me Cityn deri në verën e vitit 2019. /Telegrafi/