LAJMI I FUNDIT:

Joan Laporta i kundërpërgjigjet Gary Nevilles për situatën me De Jong

Joan Laporta i kundërpërgjigjet Gary Nevilles për situatën me De Jong

Presidenti i klubit të Barcelonës, Joan Laporta, i është përgjigjur kritikave të Gary Neville për trajtimin e Frenkie de Jong.

Legjenda e Man United përmes mediave sociale goditi gjigantët e La Ligës pasi klubi vazhdoi të shpenzonte para të mëdha për lojtarë të rinj si Robert Lewandowski dhe Raphinha.


Klubi katalanas konfirmoi nënshkrimin e Jules Kounde nga Sevilla këtë javë. Qendërmbrojtësi francez bëhet nënshkrimi i pestë i profilit të lartë të  Barcelonës gjatë verës.

Neville i kërkon De Jongut të merr veprime ligjore ndaj Barcelonës
Lexo po ashtu Neville i kërkon De Jongut të merr veprime ligjore ndaj Barcelonës

Ish-lojtari i Djajve të Kuq nuk ishte i lumtur që Barcelona është e gatshme të shpenzojë para për lojtarë të rinj, ndërsa lojtarëve aktualë si De Jong, ende nuk u paguhen paga të shtyra.

Sipas raportimeve të shumta, holandezit i detyrohen rreth 18 milionë euro paga të shtyra për shkak të situatës financiare të Barcelonës. Neville tha në Twitter se lojtari duhet të marrë parasysh veprimet ligjore.

Eksperti i Sky Sports shkroi në Twitter: “ De Jong duhet të marrë parasysh veprimet ligjore kundër Barcelonës dhe të gjithë lojtarët duhet të jenë pas tij! Një klub që shpenzon pasuri për lojtarë të rinj, ndërkohë që nuk paguan paratë e plota të atyre që kanë nën kontratë, është imorale dhe shkelje”.

Laporta tani i është përgjigjur Neville, ndërsa duke folur për CBS, deklaroi se Neville kishte gabuar kur sugjeroi veprime ligjore.

“Unë e respektoj mendimin e tij, por për mendimin tim ai nuk ka të drejtë sepse unë insistoj që ne po i respektojmë të gjithë lojtarët tanë. Ne ndjekim kontratat. Nëse investojmë në lojtarë të rinj, do ta bëjmë klubin më konkurrues. Është një rreth: ju investoni në lojtarë të rinj, tifozët angazhohen dhe kjo përmirëson ekonominë tonë”, ka thënë presidenti i katalunasëve.

“Gary ka qenë një futbollist shumë i mirë për Manchester United. Unë e respektoj mendimin e tij dhe kjo është gjithçka që kam për të thënë”.

Gary Neville thumbon Barcelonën që në prezantimin e Koundes
Lexo po ashtu Gary Neville thumbon Barcelonën që në prezantimin e Koundes

Përveç Nevilles, Laporta adresoi edhe pretendimet e bëra nga kryetari i sindikatës së lojtarëve holandezë, Evgeniy Levchenko se ai po përdorte ‘taktika zhvatjeje’ në negociatat e tij me mesfushorin  25–vjeçar.

Laporta tha: “Nuk ka asnjë zhvatje që përdoret ndaj Frenkie ose dikujt tjetër, unë e respektoj mendimin e tij, por nëse bisedimet midis dy palëve llogariten si zhvatje, atëherë mendoj se ky djalë e ka gabim”.

Laporta më pas foli për situatën e De Jong.

“Çfarë ndodh nëse Frenkie de Jong nuk merr një ulje rroge dhe thjesht qëndron në Barça? Pastaj ai do të vazhdojë, ai është nën kontratë. Ne do ta respektojmë atë vendim. Ne llogarisim tek ai”, potencoi më tej ai.

U raportua në fillim të këtij muaji se një marrëveshje ishte rënë dakord midis Barcelonës dhe United për transferimin e De Jong , United do t’i paguante Barcelonës një tarifë fillestare prej 75 milionë euro plus 8.4 milionë bonuse në lidhje me performancën. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët

UFC
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq

VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'

Ligue 1
Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën -

Çmenduria e Ozil: Ngritë 50 kilogramë me një dorë dhe 50 me tjetrën - "bishë" në transformim trupor

Ndërkombëtare
Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Lojtari i harruar i Liverpoolit, i cili iu bashkua klubit pesë vjet më parë pritet të shkëlqejë nën urdhrat e Arne Slot

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori