Alvaro Odriozola pritet të jetë largimi i radhës nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Mbrojtësi i djathtë u rikthye në kryeqytetin spanjoll pas një huazimi një vjeçar te Bayern Munich.

Por përkundër që trajneri Zidane e mbajti në skuadër, ai nuk i ka dhënë fare hapësira mbrojtësit spanjoll.

25-vjeçari këtë edicion është paraqitur në vetëm një ndeshje duke luajtur në total 57 minuta.

Kjo është arsyeja që ai ka kërkuar largimin nga klubi madrilen ndërsa Fiorentina mbetet shumë e interesuar.

Por përveç klubit vjollcë, në garë për lojtarin janë edhe pesë skuadra të tjera.

Athletic Bilbao e dëshiron lojtarin në La Liga, ndërsa Milan në Serie A e Tottenham Hotspur në Ligën Premier.

Interesim për anësorin e djathtë kanë shprehur edhe Borussia Dortmund dhe Paris Saint Germain. /Telegrafi/