Aktorja e njohur Jessica Alba, 44 vjeçe, u pa duke shkëmbyer puthje dhe përqafime me të dashurin e saj, aktorin Danny Ramirez, 33 vjeçe, gjatë një darke në Avra në Los Angeles.

Çifti dukej shumë i afërt, ndërsa romanca e tyre po bëhet gjithnjë e më serioze, shkruan DailyMail.


Në darkë iu bashkua edhe djali tetëvjeçar i aktores, Hayes, të cilin ajo e ka me ish-bashkëshortin e saj, producentin Cash Warren. Alba dhe Warren kanë edhe dy vajza, Honor, 17 vjeçe, dhe Haven, 14 vjeçe.

Alba njoftoi ndarjen nga Warren në janar të vitit 2025, pas rreth 20 vitesh së bashku. Disa muaj më vonë, në korrik, ajo nisi romancën me Ramirez, me të cilin tashmë shfaqet shpesh në publik.

Gjatë mbrëmjes, atmosfera ishte familjare dhe e ngrohtë. Hayes u pa duke bërë shaka me nënën e tij, ndërsa Ramirez i shikonte të dy me përzemërsi, duke treguar afrimitetin që ka krijuar me familjen e saj. /Telegrafi/