Jennifer Lopez rrëzohet në skenë gjatë performancës në Las Vegas


Këngëtarja Jennifer Lopez ka mbajtur së fundmi një koncert gjigant për mijëra fansat e saj në Las Vegas.
Si në çdo paraqitje të saj, J.Lo ka befasuar të gjithë me paraqitjen atraktive dhe performancën e zjarrtë që ka dhuruar.
Mirëpo jo gjithçka ka shkuar mirë gjatë interpretimit, pasi këngëtarja në një moment është përballur me një situatë të sikletshme.
Teksa po interpretonte këngën e saj "Dance Again", 49-vjeçarja filloi që t'ua zgjaste duart të gjithë fansave të saj të cilët ishin më afër skenës.
Mirëpo në një moment, ajo ka rrëshqitur duke u rrëzuar, teksa menjëherë është ngritur në këmbë.
Duket se Jennifer Lopez e kapi shpejt situatën në duar, pasi bëri që momenti i sikletshëm të zgjasë vetëm për pak.
Sido që të jetë, videoja është shpërndarë në masë të madhe nga fansat në rrjetin social Twitter. /Telegrafi/
















































