LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të divorcohen vetëm një muaj pas martesës?

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck mund të divorcohen vetëm një muaj pas martesës?
Foto: Getty Images

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck kanë bërë një nga dasmat më të përfolura të vitit, në mos më të përfolurat.

Festa e tyre e madhe në Georgia pati një mbulim të jashtëzakonshëm mediatik dhe muaji i tyre i mjaltit në Paris ishte gjithashtu biseda kryesore, por historia e përsosur e dashurisë mund të mos dukej aq e lumtur tani që festat kanë mbaruar.


Sipas një burimi pranë çiftit siç raporton Heatworld, dyshja kanë filluar të kenë probleme me humorin e aktorit, diçka që po e bën JLo të jetë shumë e pasigurt dhe ajo ka frikë se Affleck po lodhet prej saj.

Jennifer Lopez dhe Ben (Foto: Getty Images)

Pasi çifti i është rikthyer rutinës, duket se ‘magjia’ është zbehur.

“Tani të gjitha emocionet e dasmës dhe muajit të mjaltit janë zhdukur, Jen është e tmerruar se Beni do të mërzitet shumë shpejt nga jeta martesore”, deklaroi burimi për Heatworld.

Ben Affleck shkroi një fjalim me 12 faqe në betimin martesor me Jennifer Lopez
Lexo po ashtu Ben Affleck shkroi një fjalim me 12 faqe në betimin martesor me Jennifer Lopez

“Ajo ndjen presion të jashtëzakonshëm për ta bërë këtë martesë të suksesshme dhe po bën gjithçka që mundet për ta mbajtur Benin të lumtur. Ajo nuk dëshiron një divorc”.

Jennifer Lopez dhe Ben (Foto: Backgrid)

Lopez thuhet se po kërkon ngjarje të ndryshme për të bërë me Benin, si për shembull xhirimet e filmit të dytë pas “Gigi”, për t’i mbajtur ata të zënë dhe për të mos humbur magjinë.

“Ekipi i saj po këshillon kundër tij, por Jen mendon se është mënyra e përsosur për ta mbajtur marrëdhënien e tyre emocionuese dhe për të parandaluar që Beni të mërzitet”. /Telegrafi/

Jennifer Lopez dhe Ben (Foto: Getty Images)

Në trend Magazina

Më shumë

"Nuk kanë pasur kurrë vajzë të bukur nga Kosova", një video e Rita Orës po bën xhiron në internet

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Shkurte Fejza jep lajmin e madh për nder të 50-vjetorit të karrierës

Magazina
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Donaldi fluturon me helikopter mbi shtëpinë e BBVA për t'i bërë befasi Romeos, tregon se si duket shtëpia e famshme nga lart

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Kalo në kategori