LAJMI I FUNDIT:

Ben Affleck shkroi një fjalim me 12 faqe në betimin martesor me Jennifer Lopez

Ben Affleck shkroi një fjalim me 12 faqe në betimin martesor me Jennifer Lopez

Ben Affleck mori kohën e tij me betimin për martesë me Jennifer Lopezin.

Pasi u martuan në një ambient intim në Las Vegas në muajin korrik, Affleck dhe Lopez festuan me një ceremoni më të madhe muajin e kaluar në shtëpinë e tij në Georgia me miqtë dhe familjen të pranishëm.


Miku i aktorit, regjisori Kevin Smith, i cili më parë tha se dita ishte ‘perfekte’, ndau detaje në “The View Tuesday” rreth betimeve të gjata të Affleck për martesën me yllin e muzikës.

Foto: On The JLo/John Russo

“Ai është një nga shkrimtarët e mi më të preferuar në planet. Ata të dy i shkruan zotimet e tyre, por ai shkroi një fjalim të madh që ia lexoi asaj në dasmë, i cili ishte befasues”, tha Smith.

“Dhe ishte i gjatë. Kjo është një nga gjërat e mia të preferuara për Benin, ai është fansi ma i madh i vetes, kështu që ai shkroi si një fjalim prej 12 faqesh”, tha ai.

Smith, 52-vjeç, tha se ai ishte duke “u dridhur” gjatë gjithë kohës dhe bëri shaka duke thënë  se “edhe një robot me zemër të ftohtë do të largohej nga ajo ceremoni duke thënë ‘Oh zot, dashuria e vërtetë mund të ndodhë!”.

“Ishte një fund i vërtetë përrallor. Dhe ajo ka shije të patëmetë, i gjithë vendi dukej i mahnitshëm. Ajo dukej fantastike. Të gjithë dukeshin fantastik”, shtoi regjisori.

Smith kohët e fundit tha për People se Affleck “kurrë nuk është dukur më mirë gjatë gjithë jetës së tij”, duke e përshkruar atë si “të shëndetshëm dhe i lumtur” në ceremoni.

Ai shtoi se Affleck po “rrezatonte gëzim teksa shikonte gruan e ëndrrave të tij që po vinte drejt tij, dhe ajo po rrezatonte gjithashtu”.

Në buletinin e saj “On the JLo” rreth dasmës së çiftit edhe Lopez ndau më shumë detaje rreth asaj që tha Affleck, në ditën e tyre të veçantë.

Foto: Backgrid

“Kjo është parajsa. Pikërisht këtu. Ne jemi në të tani”, kjo është një nga vargjet e mia të preferuara që Beni shkroi nga një film që ai drejtoi të quajtur “Live By Night”.

“Vite më parë, nuk e kishim idenë se rruga përpara do të thoshte të lundronim në kaq shumë labirinte dhe do të kishte kaq shumë surpriza, bekime dhe kënaqësi. Gjithçka arriti kulmin në këtë moment, një nga më të përsosurat e jetës sonë. Ne nuk mund të ishim më të lumtur”, ka shkruar Lopez në buletinin e saj.

Theksojmë që dyshja kurorëzuan dashurinë me martesë pas gati 20 vitesh nga ndarja e tyre e famshme në fillim të viteve 2000. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala

Dua Lipa shkëlqen me paraqitjen e saj në mbrëmjen gala "Time 100", e ftuar si një nga 100 njerëzit më me ndikim në botë

Magazina
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Kalo në kategori