LAJMI I FUNDIT:

Jennifer Aniston shihet për herë të parë në publik pas tetë muajsh

Jennifer Aniston shihet për herë të parë në publik pas tetë muajsh

Aktorja Jennifer Aniston është parë në publik për herë të parë në tetë muaj ndërsa po kryente disa detyra të saj në Beverly Hills.

Ylli i serialit “Friends” u pa nga DailyMail të martën pasdite e veshur me pantallona gri, atlete të bardha dhe pulover. Ajo gjithashtu kishte një maskë për të mbrojtur veten.

Hera e fundit që Jennifer u pa për herë të fundit në publik ishte në ditëlindjen e saj të 51-të në shkurt, shkruan DailyMail.

Sidoqoftë, ajo është shfaqur në takime të ndryshme përmes platformës ‘Zoom’ përgjatë periudhës së izolimit.

Jennifer është strehuar në shtëpinë e saj 21 milionë dollarëshe në lagjen ekskluzive të Bel Air në Los Angeles.

Rezidenca e saj shtrihet në një zonë të madhe me pamje nga një pishinë e gjatë, në formë drejtkëndëshe. Prona ka shtatë dhoma gjumi dhe 11 banjo.

Aktorja gjithashtu ka një kopsht të stilit zen të shpërndarë me statuja Budiste për ta mbajtur atë të qetë në këto kohë të trazuara.

Ajo pranoi vitin e kaluar se ‘humbet kontaktin’ me botën kur është brenda shtëpisë së saj luksoze – dhe nuk është e vështirë të kuptosh pse.

Ajo tha në një intervistë për Glamour Magazine: “Unë e shoh veten duke u izoluar ndonjëherë. Mos më keqkuptoni, më pëlqen të jem në shtëpi. Shtëpia është një hapësirë shumë e rehatshme dhe e sigurt për mua. Por nëse qëndroni në shtëpi për një kohë të gjatë do të izoloheni dhe do të humbni kontaktin me atë që po ndodh në botën reale”.

Jennifer bleu rezidencën e saj 10 vjet më parë dhe e ka kthyer atë në një parajsë të gjallë, e cila ndodhet në malet Santa Monica. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Zbulohet arsyeja pse Kate Middleton e dha e vetme mesazhin për sëmundjen e kancerit, pa prezencën e Princit William

Magazina
Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Rike Roçi 'nxjerr zbuluar' produksionin e BBVA, tregon se ka komunikuar me nënën dhe motrën e saj pasi ka kërkuar të dalë nga shtëpia

Magazina
Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Kim Kardashian fajëson ish-bashkëshortin e saj Kanye West, për ndarjen nga i dashuri futbollist Odell Beckham Jr

Magazina
Dani Alves me festë

Dani Alves me festë "të çmendur" në vilën e tij milionëshe në Barcelonë pasi u lirua nga burgu

Magazina
Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

Magazina
Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Pas përplasjes së ashpër me Ilnisa Agollin, Françeska mblodhi valixhet dhe duke qarë kërkoi të dilte nga Big Brother

Magazina
Kalo në kategori