LAJMI I FUNDIT:

JDC zëvendëson NBK në ekipin e CS:GO Mouz

JDC zëvendëson NBK në ekipin e CS:GO Mouz

Lojtari i akademisë së ekipit Jon “⁠JDC⁠” de Castro do të zë vendin e veteranit francez Nathan “⁠NBK-⁠” Schmitt në ekipin e Mouz.

Pas rrëzimit nga faza e grupeve në turneun ESL Pro League, ekipi Mouz ka vendosur të bëjë ndryshime në përbërjen e tyre, duke e larguar NBK pas dy muajsh në ekip.


Dy herë fituesi i Majorit të CS:GO NBK, garojë në vetëm dy turne me ekipin e Mouz.

Siç duket ky vendim ka qenë i papritur për lojtarin pasi ka reaguar në Twitter menjëherë pas largimit të tij nga skuadra “Kurrë nuk kam qenë kaq konfuz për një vendim kaq të padrejtë dhe të nxituar”.

“Jam njoftuar 20 orë më parë se jam futur si lojtar joaktiv nga menaxhmenti në listën e MOUZ-it”, ka shkruar NBK në rrjetet sociale.

Ndërkaq lojtari i ri JDC ka qenë pjesë e ekipit të akademisë të Mouz, Mouz NXT ku arriti të fitojë tre tituj radhazi të WePlay Academy League.

Kjo është ardhja e dytë e një lojtari të akademisë në ekipin e parë të Mouz, pasi para pak kohësh ekipit i është bashkuar edhe ylli, Adam “⁠torzsi⁠” Torzsas.

Turneu i radhës për JDC bashkë me ekipin e tij të ri, do të jetë PGL EUROPE RMR, ku bëjnë pjesë në grupin A.


Kjo është përbërja e MOUZ pas ardhjes së lojtarit të ri:

David “⁠frozen⁠” Čerňanský
Aurimas “⁠Bymas⁠” Pipiras
Christopher “⁠dexter⁠” Nong
Jon “⁠JDC⁠” de Castro
Ádám “⁠torzsi⁠” Torzsás


/Telegrafi/