LAJMI I FUNDIT:

James shkëlqen në triumfin e Clevelandit, fitojnë edhe Milwaukee dhe Washington

James shkëlqen në triumfin e Clevelandit, fitojnë edhe Milwaukee dhe Washington

Kanë përfunduar ndeshjet e të dielës mbrëma në Play-Offin e NBA.

Cleveland Cavaliers kësisoj ka arritur ta barazoj serinë në 2-2 me Indiana Pacers.


Si gjithmonë edhe këtë mbrëmje më i miri për Cavs ishte LeBron James.

Mbreti James pati paraqitje fantastije ku e mbylli takimin me 32 pikë 13 kërcime e shtatë asistime.

Me lojë të mirë u dallua edhe Kyle Korver që shënoi 18 pikë, ndërsa Jordan Clarkson dhe JR Smith kontribuan me nga 12 pikë.

Te Indiana qendra lituaneze Sabonis ishte më efikasi me 19 pikë ndërsa Turner dhe Oladipo shtuan nga 17 të tjera por që nuk mjaftuan për fitore.

Ndeshja e radhës zhvillohet në Cleveland.

Rezultatin në 2-2 e ka barazuar edhe Milwaukee Bucks përballë Boston Celtics pas triumfit 104-102 në sekondat e fundit.

Greku Giannis Antetokunpo me 27 pikë shtatë kërcime e pesë asistime ishte më i miri në këtë ndeshje.

Ndeshje të mirë zhvilloi edhe kapiteni i Bucks, Middleton që shtoi 23 pikë.

Takimi i pestë mes këtyre dy skuadrave do të zhvillohet në Boston.

Ndërkohë seria në 2-2 është barazuar edhe nga Washington Wizards.

Magjistarët arritën të triumfojnë në ndeshjen e dytë si vendas 106-98 ndaj Toronto Raptors.

Breadley Beal ishte më efikasi në këtë sfidë me 31 pikë e pesë kërcime.

Fundori John Wall ishte fantastik këtë mbrëmje me 27 pikë e 14 asistime.

Për Toronton DeMare DeRozan kishte një mbrëmje të mirë me 35 pikë e gjashtë asistime por që nuk mjaftuan për fitore. /Telegrafi/

Konferenca e Perëndimit:

San Antonio Spurs – Golden State Warriors 103 – 90 (1-3)

Konferenca e Lindjes:

Indiana Pacers – Cleveland Cavaliers 100 – 104 (2-2)

Washington Wizards – Toronto Raptors 106 – 98 (2-2)

Milwaukee Bucks – Boston Celtics 104-102 (2-2)

Në trend Sport

Më shumë
Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

Shkëlqeu me paraqitjet e tij, Real Madridi e shpërblen me kontratë të re veteranin e ekipit

La Liga
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Një tjetër top trajner refuzon Bayernin

Bundesliga
Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Bellingham bëhet fitues i çmimit prestigjioz – atë nuk arritën ta fitojnë as Ronaldo as Messi

Ndërkombëtare
Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Real Madridi nxjerr në shitje biletat për ndeshjen kundër Bayern Munichut, mësohen çmimet

Liga e Kampionëve
Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Capello zgjedh katër gjeni të futbollit, nuk e përfshin Ronaldon

Ndërkombëtare
Kalo në kategori