LAJMI I FUNDIT:

Jack Grealish zgjedh dhjetë mesfushorët më të mirë në histori të Ligës Premier, lë jashtë listës legjenda si Scholes dhe Beckham

Jack Grealish zgjedh dhjetë mesfushorët më të mirë në histori të Ligës Premier, lë jashtë listës legjenda si Scholes dhe Beckham

Kapiteni i Aston Villas, Jack Grealish, ka emëruar listën për dhjetë mesfushorët më të mirë në historinë e Ligës Premier. Ai ka përfshirë edhe disa mesfushor-sulmues anësor, ndërsa ka lënë jashtë listës edhe disa emra të mëdhenj.

Grealish ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë në Ligën Premier këtë sezon. Me shtatë gola dhe gjashtë asistime, Grealish ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha në Angli.

Sidoqoftë, Grealish ka marrë kohë për të renditur 10 mesfushorët më të mirë në historinë e Ligës Premier.

Ai ka befasuar me disa zgjedhje gjatë intervistës së tij me mediumin BT Sport.

10.David Silva – Manchester City

“Unë mendoj se ai është ndoshta një nga spanjollët më të mirë që ka luajtur në Ligën Premier. Nga të gjitha fanellat që kam në shtëpi, ai është ndoshta një nga më të mirët. Ai është teknikisht shumë i mirë, shumë i talentuar teknikisht dhe rekordi i tij i trofeve që ai ka fituar flet vetë”.

9.Patrick Vieira – Arsenal, Manchester City

“Shumë i suksesshëm në Ligën Premier dhe ishte në atë skuadrën e pamposhtur në Arsenal dhe ai luajti një rol të madh. Ai është ai që unë nuk do të doja të shkoja kundër tij kur ai është në më të mirën e tij”.

8.Gareth Bale – Tottenham Hotspur

“Unë e di se ai është klasifikuar si sulmues, por kur ishte në Ligën Premier ai ishte më shumë një mbrojtës i majtë dhe më pas mesfushor i majtë”.

7.Cesc Fabregas – Arsenal, Chelsea

“Ai është një nga disa lojtarët që ka bërë mbi 100 asistime në Ligën Premier. Kur erdhi për herë të parë në Arsenal, ai ishte një nga të rinjtë më të përfolur në planet. Kur ishte në Chelsea, ai ishte më shumë qendror dhe pasimet e tij ishin të pabesueshme”.

6.Yaya Toure – Manchester City

“Unë luajta kundër Yaya në debutimin tim për Aston Villa. Ne ishim 2-0 në disavantazh në atë kohë dhe përfunduam 4-0. Kam një foto të tij duke kaluar pranë meje dhe ai kaloi tërë ekipin dhe përfundoi duke shënuar. Ai sezon ishte i pabesueshëm”.

5.Frank Lampard – Chelsea, Manchester City

“Mesfushori me më shumë gola në gjithë historinë e Ligës Premier. John Terry gjithmonë kërkonte nga unë në Villa që të marrë pak ide nga Lampard që të mund të përmirësojnë lojën time. JT tha që ai ishte në terrenin e trajnimit çdo ditë duke praktikuar gjuajtjen e tij e cila është arsyeja pse ai ndoshta ka shënuar kaq shumë gola”.

4.Ryan Giggs – Manchester United

“Unë mendoj se ai ka bërë më shumë asistime në Ligë Premier, kështu që është arsyeja pse ai është në numër 4 për mua”.

3.Kevin De Bruyne – Chelsea, Manchester City

“Lojtari im i preferuar në botë për momentin. Derisa të luani kundër tij, nuk e kuptoni se sa i mirë është. Ai thjesht ka shumë talent. Një gjë që mund të them është se gjithçka që ai bën është ndryshe. Njerëzit nuk i japin atij meritat për sa i përshtatshëm dhe sa i shpejtë është ai”.

2.Steven Gerrard – Liverpool

“Ai dhe John Terry janë dy kapitenët më të mirë në Ligën Premier. Ai shënoi aq shumë gola të ndryshëm dhe mendoj se në kohën më të mirë të karrierës së tij, ai kishte gjithçka”.

1.Cristiano Ronaldo – Manchester United

“E di që ai ka vazhduar të jetë sulmues, por kur ishte në Ligën Premier, ai ishte një mesfushor. Është një garë midis tij dhe Messit për të qenë lojtari më i mirë në botë. Rekordi i tij i golave në Ligë Premier ishte thjesht i frikshëm”.

Grealish çuditërisht la jashtë disa legjenda të Ligës Premier përfshirë Paul Scholes, dhe idhullin e tij, David Beckham.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

“Ka pak Kosovë brenda meje, ndihem danez”, talenti që po mahnit Danimarkën nuk i konsideron Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare

"Unë thjesht dua të luaj futboll" - Vini Jr me një gjest të shëmtuar në miqësore, Laporte tallet me të pas ndeshjes

La Liga
Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Sacchi sugjeron katër nënshkrime të verës për Milanin dhe shpreson që Pioli të qëndrojë

Serie A
Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Guardiola i fiksuar pas nënshkrimit të yllit të Ligës Premier

Premier League
Kalo në kategori