Milani ka marrë një vendim në lidhje me dy propozime që ia janë ofruar si lojtarë të lirë gjatë verës, Mario Gotze i Borussia Dortmund dhe Adam Lallana i Liverpool.

Sipas Calciomercato.com, kuqezinjtë po kërkojnë të nënshkruajnë me disa lojtarë të lirë gjatë verës, në mënyrë që të forcojnë skuadrën pa investuar shumë.


Gotze i cili është me Dortmundin që nga viti 2016, iu ofrua klubit milanez në janar.

regular 16 9

Sidoqoftë, kuqezinjtë nuk po mendojnë ta nënshkruajnë me të për shkak të pagas së lartë prej 8 milionë eurosh.

Një lojtar tjetër i ofruar kuqezinjve në javët e fundit është 31-vjeçari, Adam Lallana.

Lojtari që u bashkua me Liverpoolin nga Southampton në vitin 2014, i është ofruar disa klube të Serie A, përfshirë Milanit.

Adam Lallana Milan

Kuqezinjtë nuk janë të interesuar të nënshkruajnë me Lallanan pasi nuk e shohin si lojtar të nivelit të lartë. /Telegrafi/

telegrafi sport app