LAJMI I FUNDIT:

Ish-bashkëshorti i reagon publikisht banores së BBVA, Ledjona Xheladinajt: Nuk e di ku është vajza, me kë e ke lënë

Ish-bashkëshorti i reagon publikisht banores së BBVA, Ledjona Xheladinajt: Nuk e di ku është vajza, me kë e ke lënë
Ledjona Xheladinaj (Foto: Big Brother VIP Albania/YouTube)

Banorja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Albania, Ledjona Xheladinaj, ka bërë deklarata publike në lidhje me marrëdhënien e saj me ish-bashkëshortin dhe babanë e vajzës së tyre, duke pohuar se ka një marrëdhënie të mirë dhe një komunikim të vazhdueshëm me të.

“Gjithmonë do ta vlerësoj si babanë e fëmijës tim, me të cilin kam ndarë momente të paharrueshme”, theksoi ajo, “edhe pse tani është me dikë tjetër dhe ka ndërtuar një jetë të re, për mua mbetet një faktor i rëndësishëm për mirëqenien e vajzës”.


Megjithatë, këto pretendime janë sfiduar me forcë nga ish-bashkëshorti i saj nëpërmjet një reagimi të ashpër në rrjetet sociale.

Ledjona Xheladinaj (Foto: To Channel/YouTube)

Ai e ka etiketuar gazetaren investigative si “fallco” dhe akuzon se ajo e ka privuar atë nga e drejta për të parë dhe komunikuar me vajzën e tyre. “Je mashtruese dhe ke mohuar çdo kontakt të timin me vajzën”, shkruan ai në një koment.

“Nuk di as ku jeton dhe nuk më lejon të jem pjesë e jetës së saj”, vazhdon komenti më tej.

Në shtim të këtyre akuza, ai zbulon se Ledjona ka ndërmarrë hapa ligjorë për të marrë kujdestarinë e të bijës pa pëlqimin e tij. “Ti vetëm pak ditë më parë ke nisur një procedurë gjyqësore për të marrë vajzën pa u konsultuar me mua, pse nuk e thua të vërtetën?”, vazhdon ai, duke hedhur dyshime mbi deklaratat e saj publike për shtirjen e një bashkëprindërimi harmonik.

Foto: Facebook

Ky konflikt i hapur tregon se pavarësisht nga deklaratat e mëparshme, marrëdhëniet e tyre mbeten të komplikuara dhe prekëse, duke lënë hapësirë për spekulime dhe reagime të mëtejshme. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

“I ka propozuar Kiarës me një tekst timin” - Luiz Ejlli reagon pas deklaratës së Jul Dedës

Magazina
A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

A e ke tradhtuar gruan? Elita Rudi vë në siklet Gjikon në mes të emisionit

Magazina
Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Katy Perry emocionohet teksa del në skenë për herë të fundit si juri në “American Idol”, pasi zbuloi në shkurt se po largohej

Magazina
Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Bella Hadid tregon figurën e mrekullueshme me bikini, gjatë qëndrimit në Francë

Magazina
Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Martohet çifti i Big Brother VIP Kosova, Urimi dhe Alisa

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Kalo në kategori