LAJMI I FUNDIT:

Investimet e mëdha të Modric – ka një shtëpi luksoze në Zarë, një apartament në Zagreb e një vilë në Madrid

Investimet e mëdha të Modric – ka një shtëpi luksoze në Zarë, një apartament në Zagreb e një vilë në Madrid

Luka Modric aktualisht është duke pushuar në bregdetin kroat.

Ai fillimisht ka vizituar Dubrovnikun dhe disa qytete të tjera, ku aktualisht po shijon Zarën.

Lojtari i kombëtares kroate ka një shtëpi luksoze në lagjen elitare, Kozino të Zarës.


Vila luksoze e Modric

Katër muaj më parë, zona e Zarës u godit nga një stuhi dhe vila e Modric u dëmtua pjesërisht. Fotografët më pas publikuan disa foto që tregonin se reshjet e shiut kishin dëmtuar rrugën hyrëse në vilë dhe hyrjen e vilës.

Vila luksoze e Modric

Modric ka edhe një vilë në Madrid

Përveç vilës në Zarë, Luka ka edhe një vilë në La Moraleja në Madrid.

Ylli i futbollit e ka blerë vilën në vitin 2019. Toka ka dhjetë mijë metra katrorë. Mediat spanjolle kanë shkruar se vila ka nëntë dhoma me nëntë banja. Dhomat kryesore, kuzhina dhe e ndenjes ndodhen në katin përdhes, ndërsa dhomat e miqve janë në katin e parë.

Vila ka gjithashtu një pishinë të jashtme, një kënd lojrash, një kopsht, një garazh që mund të strehojë dhjetë makina, një palestër dhe një kinema për 18 persona.

Ka dhe një penthouse në Madrid

Luka posedon edhe një apartament në Zagreb. Penthouse që ka blerë Modric ndodhet në një ndërtesë luksoze në rrugën Tkalçiqeva.

Capology, i cili merret me financat në futboll, ka llogaritur para disa muajsh se sa ka fituar Modric në karrierën e tij.

Të ardhurat e Modric në karrierë së shpejti do të rriten në më shumë se 140 milionë euro dhe kapiteni i Kroacisë merr pak më shumë se 420 mijë euro në javë nga Reali, që është afër 22 milionë euro në vit. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Skandal në koncertin e Coldplay: Kamera kap aksidentalisht një CEO të martuar në një

Skandal në koncertin e Coldplay: Kamera kap aksidentalisht një CEO të martuar në një "moment intim" me punëtoren e tij

Magazina
Sa është e pasur Edona Llalloshi? Deputetja dhe këngëtarja e njohur deklaron mbi 400 mijë euro pasuri

Sa është e pasur Edona Llalloshi? Deputetja dhe këngëtarja e njohur deklaron mbi 400 mijë euro pasuri

Magazina
Dafina Zeiqiri njofton se është bërë nënë për herë të parë - zbulon emrin e veçantë me të cilin pagëzoi djalin

Dafina Zeiqiri njofton se është bërë nënë për herë të parë - zbulon emrin e veçantë me të cilin pagëzoi djalin

Magazina
Rita Ora: Në fund të të njëzetave u ndjeva e shëmtuar, sepse nuk isha aq e dobët sa të tjerët

Rita Ora: Në fund të të njëzetave u ndjeva e shëmtuar, sepse nuk isha aq e dobët sa të tjerët

Magazina
Mozzik prezanton qenin e tij të ri: Ky është ëndrra ime që prej moshës 17-vjeçare

Mozzik prezanton qenin e tij të ri: Ky është ëndrra ime që prej moshës 17-vjeçare

Magazina
Don Xhon sjell këngën e re

Don Xhon sjell këngën e re "Ça tha"

Magazina
Kalo në kategori