LAJMI I FUNDIT:

Interi pas dyshes së Unitedit

Interi pas dyshes së Unitedit

Interi thuhet se ka kthyer sytë tek dyshja e Manchester Unitedit, Alexis Sanchez dhe Antonio Valencia.

Sipas mediumit të njohur The Indepedent, Interi është i lumtur të sjellë në skuadër Sanchezin nëse bën një shkurtim “drastik” të pagës së tij prej 579 mijë eurosh.


30-vjeçari u bashkua me Unitedin në janar të vitit 2018, por ai ka dështuar të tregojë vlerat e tij që nga nënshkrimi nga nga rivalët e Arsenalit.

Revolucioni i Solskjaerit – shumë largime dhe pesë transferime të mëdha
Lexo po ashtu Revolucioni i Solskjaerit – shumë largime dhe pesë transferime të mëdha

Sulmuesi kilian ka shënuar vetëm pesë gola dhe ka siguruar nëntë asistime në 43 paraqitje në të gjitha garat për Djajtë e Kuq.

Megjithatë, Sanchez është ende shumë i vlerësuar në Itali pas shkëlqimit të tij me Udinesen midis viteve 2007 dhe 2011, kur ai ndihmoi italianët të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Independent gjithashtu shton se Interi mbetet i interesuar edhe në lojtarin tjetër të Unitedit, Valencian, kontrata e të cilit skadon këtë verë. /Telegrafi/

Antonio Valencia (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)