LAJMI I FUNDIT:

Interi në mes të Contes dhe Simeones

Interi në mes të Contes dhe Simeones

Inter po kërkon të zëvendësojë me çdo kusht Stefano Piolin sezonin e ardhshëm.

Dy janë kandidaturat kryesore për të marrë drejtimin e ziklatërve dhe bëhet fjalë për Antonio Conten dhe Diego Pablo Simeonen.


Sipas asaj që publikohet te e përditshmja italiane ‘La Gazzetta dello Sport’, drejtuesit e klubit milanez kanë bërë gati një ofertë për t’ia propozuar njërit prej këtyre personaliteteve, ku argjentinasi duket se është pak më i preferuar se Conte.

Maxi Lopez flet për Icardin dhe arsyen e mundshme pse ai nuk po ftohet nga Argjentina
Lexo po ashtu Maxi Lopez flet për Icardin dhe arsyen e mundshme pse ai nuk po ftohet nga Argjentina

Gjithnjë sipas GdS, Interi është gati t’i ofrojë Simeones apo edhe Contes një kontratë pesë vjeçare me 10-11 milionë euro në sezon, shifër kjo të cilën Interi ia ka paguar vetëm Jose Mourinhos, transmeton TCh.

Përveç kësaj, zikaltrit premtojnë edhe për një projekt stimulues si për argjentinasin ashtu edhe për italianin ku përfshihet edhe blerja e lojtarëve të rëndësishëm në tregun e transferimeve.

Për më tepër, vitin e ardhshëm nuk do të lejohet dështimi në objektivin për t’u kualifikuar në Ligën e kampioneve ku duke nisur nga sezoni 2018/2019 do të jenë katër skuadra që do të hyjnë direkt në fazën e grupeve të kompeticionit.

Kjo do të thotë se Piolit tashmë i duhet të jetë gjithnjë një gjendje gatishmërie, pasi nëse Conte apo Simeone do të pranojnë këtë projekt largimi i tij është mëse i sigurt.

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori