Formacionet zyrtare, Inter - Napoli: Amir Rrahmani nga minuta e parë

Amir Rrahmani do ta nisë nga minuta e parë për Napolin në përballjen e fortë ndaj Interit, e vlefshme për javën e tretë të Serie A.
Kapiteni i Kosovës është vendosur në qendër të mbrojtjes së skuadrës së Massimiliano Allegrit, duke formuar treshen defensive së bashku me Giovanni Di Lorenzo dhe Rafa Marín.
Napoli vjen në këtë ndeshje pas një fillimi jo të mirë të sezonit, me humbjen 2-1 ndaj Comos në shtëpi. Për më tepër, skuadra napolitane ka probleme të shumta me lëndime, ndërsa Scott McTominay do të mungojë për disa javë.
Ci siamo 🖤💙 pic.twitter.com/ydkuoefK26
— Inter ⭐⭐ (@Inter) September 5, 2026
Në repartin ofensiv, Rasmus Højlund do ta udhëheqë sulmin e Napolit, me Matteo Politano dhe Alisson Santos që do ta mbështesin nga krahët.
Në anën tjetër, Interi ka fituar dy ndeshjet e para të sezonit ndaj Monzas dhe Cagliarit dhe synon të vazhdojë serinë pozitive edhe ndaj kampionëve të sezonit të kaluar.
Interi do të luajë me Lautaro Martínez dhe Francesco Pio Esposito në sulm, ndërsa John Stones dhe Hakan Çalhanoğlu janë lënë në stol.
Formacionet zyrtare
Inter: J. Martinez; Bisseck, Akanji, Bastoni; Diouf, Barella, Zielinski, Sucic, Dimarco; Esposito, Lautaro Martinez.
Napoli: Meret; Di Lorenzo, Rrahmani, Marin, Spinazzola; Anguissa, Lobotka, Vergara; Politano, Højlund, Alisson Santos.
/Telegrafi/








































