LAJMI I FUNDIT:

Interi ka identifikuar zëvendësuesit nëse Skriniar dhe De Vrij largohen

Interi ka identifikuar zëvendësuesit nëse Skriniar dhe De Vrij largohen

Milan Skriniar dhe Stefan de Vrij  mund të largohen nga Interi, ndërsa klubi ka identifikuar zëvendësuesit e tyre. Gleison Bremer dhe Nikola Milenkovic, janë në listë nëse dyshja largohen.

Gjigantët e Ligue 1 bën një ofertë prej 50 milionë euro që u refuzua në fillim të kësaj jave, por sipas Tuttosport dhe Il Corriere dello Sport, shkrujanë se PSG është gati të paraqesin një ofertë të re për ish -qendërmbrojtësin e Sampdorias .


Interi duhet të shesë një nga yjet gjatë verës për të balancuar llogaritë dhe është gati të ndajë rrugët me mbrojtësin për 70 deri në 80 milionë euro. Drejtorët e Interit presin një ofertë të re nga Parisi në ditët në vijim.

Sipas Il Corriere dello Sport, prioriteti i Skriniar është të qëndrojë në Inter, aq sa ai tashmë ka rënë dakord të nënshkruajë një zgjatje të kontratës prej 5 milionë euro në vit.

Megjithatë, ai është i vetëdijshëm për nevojat financiare të klubit dhe nuk do të ishte kundër një lëvizjeje në Paris.

Interi gjithashtu do të dëgjojë ofertat për Stefan de Vrij, i cili gjithashtu mbetet pa kontratë, pasi kjo aktualja i skadon në vitin 2023. Për të Interi do të pranonte edhe 20 milionë euro.

Emrat që shikohen për mbrojtjen janë Bremer dhe Milenkovic, nëse të dy mbrojtësit largohen këtë verë.

Bremer tashmë ka arritur marrëveshje personale me Nerazzurrët, të cilët ende nuk kanë rënë dakord për çmimin e mbrojtësit me Torinon .

Agjenti i Milenkovic, Fali Ramadani thuhet se u takua me drejtorët e klubeve në Londër në fillim të kësaj jave.

Reprezentuesi serb është i hapur për të nënshkruar me Nerazzurrët, por Interi dhe Fiorentina nuk janë në marrëdhënie të mira dhe bisedimet mes dy klubeve nuk kanë filluar ende. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

Ikona e Barcelonës befason të gjithë - rikthehet të luajë futboll profesionist në moshën 58-vjeçare

La Liga
“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

“Do të luajë dhe do të shënojë kundër Real Madridit” – Tuchel tregon se ylli i Bayern Munich është kthyer nga dëmtimi

Liga e Kampionëve
Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Sensacioni i Serie A zhgënjen Interin dhe Juventusin, ëndërron të luajë në Ligën Premier

Serie A
Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Super agjenti Jorge Mendes i jep përgjigje PSG-së për Lamine Yamal

Ligue 1
Kalo në kategori