LAJMI I FUNDIT:

Interi huazon Gabigolin te Atalanta?

Interi huazon Gabigolin te Atalanta?

Interi është i gatshëm që të huazojë Gabigolin te Atalanta si pjesë e marrëveshjes së re mes dyja klubeve.

Presidenti i Atalantas, Antonio percassi ka konfirmuar se këtë vite vizitoi në Kinë drejtorin Steven Zhang për të biseduar me të rreth transferimeve.


“Kjo na lejon një mundësi unike që të zhvillojnë klubin tonë dhe futbollin edhe në Kinë, jo vetëm në Evropë”, kishte deklaruar percassi.

Lajmet e fundit rreth Interit
Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Interit

Sipas Tuttosport, një marrëveshje mes klubeve ekziston pas transferimit të Roberto Gagliardinit, ku Atalanta për të vazhduar rindërtimin mund të marrë lojtarë të Interit në huazim.

Natyristh, emri i parë që Atalanta ka kërkuar është Gabriel Barbosa i cili ishte blerë për 30 milionë euro në gusht por nuk e ka pasur hapësirën e duhur në Serie A.

Një huazim për Gabigolin për të marrë përvojë tashmë është në letra duke parë nevojën e lojtarit për eksperiencë drejt arritjes së synimeve. /Telegrafi/