LAJMI I FUNDIT:

Interi gati për bisedime vendimtare me Chelsean për Lukakun

Interi gati për bisedime vendimtare me Chelsean për Lukakun

Interi do të ketë një takim vendimtar me Chelsean nesër (e hënë) ku do të negociojë një marrëveshje huazimi të thatë për Romelu Lukakunn.

Sulmuesi 29-vjeçar belg është i etur për t’u rikthyer te Nerazzurrët vetëm 10 muaj pas transferimit të tij prej 115 milionë euro te Blutë.


Lukaku pati një sezon të vështirë në Londër Perëndimore, duke shënuar vetëm tetë gola në 26 paraqitje në Ligën Premier.

Interi dhe Chelsea afër marrëveshjes për Lukakun
Lexo po ashtu Interi dhe Chelsea afër marrëveshjes për Lukakun

Ai gjithashtu u përplas me tifozët dhe trajnerin Thomas Tuchel pas një interviste konfuze me Sky Sports Italia, ku shprehu dashurinë e tij për Interin vetëm disa muaj pasi u transferua te Chelsea.

Sipas mediumit La Gazzetta dello Sport, Interi dhe Chelsea do bisedojnë me anë të një video-telefonate nesër (e hënë) për të diskutuar kthimin e mundshëm të Lukakut në Itali.

Pritet të jetë një marrëveshje huazimi e thjeshtë dhe ka të ngjarë që negociatat të fillojnë nga një tarifë bazë prej 15 milionë euro, shumë më e lartë se oferta fillestare prej 5 milionë eurosh e Nerazzurrëve.

Të dy palët mund të takohen në gjysmë të rrugës për të arritur një marrëveshje të pranueshme.

Si ndryshojnë taktikat e Interit me transferimin e Dybalas, Lukakut dhe Mkhitaryanit
Lexo po ashtu Si ndryshojnë taktikat e Interit me transferimin e Dybalas, Lukakut dhe Mkhitaryanit

Thirrja është e njëjta që u shty të premten, kur pronari i ri Todd Boehly duhej të shtynte takimin për shkak të angazhimeve të tjera.

Një marrëveshje mund të arrihet që në fillim të javës së ardhshme dhe është thelbësore që Interi të mbyllë një marrëveshje përpara fundit të muajit nëse dëshiron të përfitojë nga ligji i Dekretit të Rritjes. /Telegrafi/