LAJMI I FUNDIT:

Inter – Milan: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim për Derby della Madoninna

Inter – Milan: Statistika, analizë, formacionet e mundshme dhe parashikim për Derby della Madoninna

Interi dhe Milani do të ndeshen sot (e diel) në ndeshjen e njohur si Derby della Madoninna, të vlefshme për javën e 21-të të Serie A.

Nerazzurrët vijnë në këtë ndeshje pas humbjes nga Empoli, por në një formë relativisht pozitive, kështu që synojnë fitoren ndaj Milanit që është totalisht jashtë formës me dy humbje radhazi në kampionat dhe katër ndeshje pa fitore radhazi.


Vendi: Giuseppe Meazza (San Siro)

Koha: 20:45

Lajme rreth ekipeve

Inter

Milan Skriniar dhe Nicolo Barella do të rikthehen në formacionin titullar, ndërsa Romelu Lukaku pritet të jetë gjithashtu në krye të sulmit së bashku me Lautaro Martinez.

Milan

Ismael Bennacer është jashtë për derbin e sotëm për shkak të një dëmtimi, ndërsa raportet lokale sugjerojnë se Stefano Pioli do të kalojë në një formacion 4-3-3.

Fakte

Ka pasur mbi tri gola të shënuar në 6 ndeshjet e fundit të Milanit në Serie A.

Interi ka parë mbi tri gola në tetë nga 10 ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha garat.

Milani ka pranuar të paktën dy gola në katër ndeshjet e fundit në Serie A.

Milani ka shënuar të paktën dy gola në pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në Serie A.

Interi ka shënuar të paktën dy gola në tri ndeshjet e fundit kundër Milanit në të gjitha garat.

Analiza

Interi siguroi një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë pasi mposhti Atalantën të martën, dhe gjithashtu fitoi në Kremona fundjavën e kaluar falë dy golave nga Lautaro Martinez.

Nga ana tjetër, kriza e Milanit vazhdoi, pasi kampionët në fuqi pësuan një humbje poshtëruese 5-2 nga Sassuolo, që ishte pa fitore në Serie A që nga tetori.

Interi ishte padyshim skuadra më e mirë në fitoren e tyre 3-0 në Superkupë dhe është favorit për ta fituar këtë, megjithëse një derbi nuk është si çdo lojë tjetër dhe ndryshimet taktike të Milanit mund t’i ndihmojnë ata të rifitojnë pak më shumë kontroll dhe qëndrueshmëri në mbrojtje në mesfushë.

Formacionet e mundshme

Inter: Onana; Skriniar, Acerbi, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lukaku, Lautaro;

Milan: Tatarusanu; Calabria, Kjaer, Kalulu, Theo Hernandez; Pobega, Tonali, Krunic; Saelemakers, Giroud, Leao;

Parashikimi: Inter 1-1 Milan

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

Serie A
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – ​​njëra ka të bëjë me Guardiolën

La Liga
Kalo në kategori