LAJMI I FUNDIT:

Inter dhe Juve në ‘luftë’ për mbrojtësin italian

Inter dhe Juve në ‘luftë’ për mbrojtësin italian

Interi janë vënë pas zbulimit të Crotones, mbrojtësit italian, Gianmarco Ferrari, por edhe Juventusi është pas shërbimeve të tij. 

Nerazzurrët janë duke planifikuar për të shitur brazilianin Juan Jesus, në Chelsea, Watford apo Roma dhe pastaj të zëvendësojnë atë me një mbrojtës tjetër qendror shumë të talentuar.


Është 24-vjeçari Gianmarco Ferrari, i cili kishte një sezon të vërtetë me Crotonen këtë vit.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Sipas Gazzeta dello Sport, Crotone e vlerësojnë mbrojtësin e saj me 5 milionë euro, një çmim i cili e largoi Genoan nga shërbimet e tij, por klubi nga Milano mund të jetë në gjendje për të ulur atë kosto duke përfshirë disa lojtarë të rinj në këmbim.

Megjithatë, gjërat nuk mund të shkojnë tërësisht pa probleme për Interin, pasi edhe Juventusi raportohet së është duke menduar të nënshkruaj me lojtarin, ku më pas do ta huazonte te Sassuolo. /Telegrafi/