Inis Gjoni nis betejën me Prokurorinë e Krimeve

Sipas gazetës “Panorama” Gjykata e Lartë ka caktuar datën 9 prill 2013 për seancën e parë për rekursin e padisë civile të Gjonit kundër Prokurorisë për Krimet e Rënda. Inis Gjoni kërkon 200 mijë dollarë dëmshpërblim për cenimin e jetës së saj private dhe cenimin e nderit dhe të dinjitetit nga publikimi i videos.
Në padi regjisorja pretendon se videoja me përmbajtje erotike është shpërndarë gjatë kohës që aparati telefonik i Arjan Selimit, ku gjendej videoja, ka qenë i sekuestruar në Prokurori për llogari të hetimit të dosjes “Kompas”.
Nga
Telegrafi
27/03/2013






















































