LAJMI I FUNDIT:

Iniesta: Është e dhimbshme të shohësh Messin duke luajtur për PSG-në

Iniesta: Është e dhimbshme të shohësh Messin duke luajtur për PSG-në

Legjenda e Barcelonës, Andres Iniesta ka thënë se do të “dhemb” të shoh Lionel Messin në fanellën e një klubi tjetër pasi kalimit i argjentinasit në Paris Saint-Germain është konfirmuar zyrtarisht.

Messi ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare për t’iu bashkuar PSG-së, duke i dhënë fund karrierës së tij rekord si anëtar i Barcelonës pasi klubi u tregua i paaftë për ta rinovuar me atë këtë verë.

Iniesta është në mesin e miliona tifozëve të Barcelonës të lënë zemërthyer nga largimi i Messit pasi mesfushori legjendar tha se ikona argjentinase përfaqëson gjithçka të mrekullueshme për klubin.

Fjalët e para të Messit si lojtar i PSG-së: I vendosur të ndihmoj për të ndërtuar diçka të veçantë për klubin dhe tifozët
Lexo po ashtu Fjalët e para të Messit si lojtar i PSG-së: I vendosur të ndihmoj për të ndërtuar diçka të veçantë për klubin dhe tifozët

Mesfushori spanjoll, i cili ka fituar çdo trofe me Barcelonën mendon se është e dhimbshme ta shohësh Messin duke luajtur me fanellën e PSG-së.

“Unë nuk e di se çfarë ndodhi brenda klubit, as se si u shpalosën gjërat, por klubit do t’i duhet të shërohet nga ky transferim”, ka thënë fillimisht Iniesta për AFP.

“Do të jetë e dhimbshme ta shoh atë në fanellën e një skuadre tjetër”.

Kontrata e Messit me Paris Saint-Germain përmban klauzolë speciale për Argjentinën
Lexo po ashtu Kontrata e Messit me Paris Saint-Germain përmban klauzolë speciale për Argjentinën

“Leo personifikon Barcelonën. Ai ishte gjithçka, ai është një lojtar që e kapërcen ekipin. Unë kurrë nuk kam parë një lojtar si ai dhe nuk mendoj se do ta shoh kurrë”.

“Barcelona do të vazhdojë të jetë një nga ekipet më të mira, një nga ato që duhet të jetë në top”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

“Ky ishte afati im”, Xabi Alonso konfirmon zyrtarisht vendimin për të ardhmen

Bundesliga
Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga Premier mund të marrë gjashtë vende në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

Liga e Kampionëve
Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Arsenali identifikon sulmuesin 24-vjeçar si nënshkrimin e parë të verës

Premier League
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Anis Mehmeti vendimtar, shënon supergol në fitoren ndaj Leicester Cityt

Ligat tjera
Kalo në kategori