LAJMI I FUNDIT:

Iniesta: Coutinho është njëri nga më të mirët, por nuk më largon nga Barcelona

Iniesta: Coutinho është njëri nga më të mirët, por nuk më largon nga Barcelona

Andres Iniesta këmbëngul se Philippe Coutinho nuk do ta bëjë atë që tërhiqet ose të largohet nga Barcelona, por beson se klubi ka nënshkruar me njërin nga më të mirët.

Coutinho është parë si pasardhësi afatgjatë i Iniestas në Barça pas ardhjes nga Liverpooli për 160 milionë euros, por veterani spanjoll siguroi se e ardhmja e tij nuk është e varur nga braziliani.


Zyrtare: Coutinho lojtar i Barcelonës, me një klauzolë prej 400 milionë eurosh
Lexo po ashtu Zyrtare: Coutinho lojtar i Barcelonës, me një klauzolë prej 400 milionë eurosh

“Unë jam vetëm një lojtar për këtë klub dhe gjithmonë kam thënë se vetëm më të mirët mund të luajnë për këtë klub”, ka thënë fillimisht Iniesta për Onda Cero.

“Kjo e bën Coutinhon një nga më të mirët. Ai është i ri dhe ka një talent të lindur, ndërsa Barcelona është një klub ku ai mund të vazhdojë të rritet”.

Coutinho prezantohet si lojtar i Barcelonës (Foto/Video)
Lexo po ashtu Coutinho prezantohet si lojtar i Barcelonës (Foto/Video)

“Kjo skuadër, kurrë nuk do të ketë një lojtar që mund të më bëjë të dal në pension ose të më largojë nga këtu. Në moshën 33-vjeçare, kjo nuk është çështje. Coutinho ka ardhur këtu për të na përmirësuar”.

 Coutinho është mirëpritur nga të gjithë në Camp Nou (Getty Images)

“Jam i lumtur që ai është një nga lojtarët më të mirë në pozitën e tij. Ai ka gjërat që na pëlqejnë neve si klub”.

“Ai është një lojtar i shpejtë dhe i aftë, i cili lidh ndeshjen shumë mirë, i përdor të dy këmbët shumë mirë, krijon gola dhe shënon”.

Cili do të ishte çmimi i lojtarëve më të shtrenjtë në histori nëse do të paguheshin me Bitcoin (Foto)
Lexo po ashtu Cili do të ishte çmimi i lojtarëve më të shtrenjtë në histori nëse do të paguheshin me Bitcoin (Foto)

“Ai do të gjejë një mjedis shumë të mirë për tu rritur këtu. Paratë që kemi paguar për të janë një tjetër gjë”.

“Çmimi i tregut vendos se çfarë është vlera e një lojtari. Përtej çmendurisë, duhet të jemi të lumtur që ai është i yni”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro

La Liga
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Granit Xhaka mesazh Arsenalit për titullin kur kanë mbetur edhe gjashtë xhiro deri në mbyllje

Premier League
Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

Shkëlqeu ndaj Man Cityt dhe në klub ende e duan, por veterani i Real Madridit ia ka kumtuar Perezit largimin për në fund të sezonit

La Liga
Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Shkodran Mustafi parashikon fituesin e Kampionatit Evropian dhe paralajmëron rikthimin në futboll

Përfaqësueset
Kalo në kategori