LAJMI I FUNDIT:

Infantino akuzohet se ndihmoi Fenerbahcen për të mos rënë nga kategoria pas kurdisjes së ndeshjeve

Infantino akuzohet se ndihmoi Fenerbahcen për të mos rënë nga kategoria pas kurdisjes së ndeshjeve

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, akuzohet se ka ndihmuar Fenerbahcen të shpëtojë nga rënia nga kategoria gjatë skandalit të basteve që përfshiu futbollin turk në vitin 2011.

Akuza vjen nga e përditshmja franceze “Le Monde”, sipas të cilës Infantino, në atë kohë sekretar i përgjithshëm i UEFA-s, ka dhënë miratimin për një modifikim të rregullores së brendshme të federatës turke, që për rastet e trukimit të ndeshjeve parashikonte si dënim zbritjen nga kategoria si dhe një penalitet prej të paktën 12 pikësh, bashkë me gjobën financiare.


Infantino ka autorizuar ndryshimin e rregullores me kushtin që klubet e përfshira të mos merrnin pjesë në edicionin pasardhës së Ligën e Kampionëve.

Infantino i përfshirë në skandalin “Panama Papers”
Lexo po ashtu Infantino i përfshirë në skandalin “Panama Papers”

Në Prill të 2012-ës, Turqia ndryshoi rregulloren, duke hequr zbritjen nga kategoria si dënim në rast trukimesh.

Masat e propozuara nuk u zbatuan, çka detyroi Trabzonsporin, klub që e kishte përfunduar kampionatin turk në 2011-ën në të njëjtën kuotë pikësh me Fenerbahcen, të kërkonte titullin kampion.

Infantino me presidentin e Federatës Turke të Futbollit!

Gjashtë vjet më parë në Turqi shpërtheu një skandal i ngjashëm me atë të Calciopoli-t italian.

Shumë skuadra që u akuzuan se kishin falsifikuar rezultatet e kampionatit 2010-2011, madje si të përfshira edhe në trafikun e armëve.

Prokuroria turke kërkon një vit burg për presidentin e Fenerbahçes (Foto/Video)
Lexo po ashtu Prokuroria turke kërkon një vit burg për presidentin e Fenerbahçes (Foto/Video)

Hetimi solli dhjetëra arrestime, duke konsideruar 16 klube dhe mbi 90 të federuar të tyre si të përfshirë me akuzën se bënin pjesë në një organizatë kriminale, që kishte në fokus të saj trukimin e ndeshjeve.

Në qendër të skandalit ishte pikërisht Fenerbahce, klubi i pasur i Stambollit, që fitoi kampionatin duke trukuar ndeshjet.

Në trend Sport

Më shumë
Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

Publikohet biseda e gjyqtarit me dhomën e VAR-it për golin ‘fantazmë’ të Lamine Yamal

La Liga
Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bayerni shokon të gjithë me trajnerin i cili do ta drejtojë ekipin sezonin e ardhshëm

Bundesliga
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Ish-legjenda e Liverpoolit tregon trajnerin favorit për ta zëvendësuar Kloppin

Premier League
Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

Ancelotti i bën një premtim të madh Arda Gulerit mes pakënaqësive për mungesë minutash

La Liga
Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

Nga xhirimi i ngadalësuar, duket se shuhen dilemat se a ishte gol apo jo gjuajtja e Yamal

La Liga
Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

Humbja nga Reali sjell diçka të mirë te Barcelona, Xavi merr vendimin e madh?

La Liga
Kalo në kategori