Qe disa javë në Spanjë është duke qarkulluar lajmi se Iker Casillas do të kandidojë për president të Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) dhe tashmë kjo kandidaturë është konfirmuar.

Legjenda e Real Madridit u detyrua të pensionohej nga futbolli aktiv si pasojë e një sulmi në zemër gjatë stërvitjeve me Porton në vitin 2019.

Casillas do të kandidojë për president të Federatës Spanjolle të Futbollit Casillas do të kandidojë për president të Federatës Spanjolle të Futbollit

Ndërsa ish-portieri spanjoll nuk e ka në plan të heqë dorë nga sporti më i popullarizuar në botë, ashtu që do ta kërkojë postin e kreut të federatës.

“Po, do ta prezantoj veten për Presidencën e RFEF kur të mbahen zgjedhjet”, ka konfirmuar Casillas përmes një njoftimi.

Reklama

“Së bashku do ta ngremë federatën tonë në majat e futbollit botëror”, ka thënë kampioni i botës dhe Evropës me Spanjën. /Telegrafi/

Reklama