LAJMI I FUNDIT:

Icardi: Krenar që po bëj histori te PSG – në Barcelonë mësova shumë, në Itali nuk mi kuptonin lëvizjet

Icardi: Krenar që po bëj histori te PSG – në Barcelonë mësova shumë, në Itali nuk mi kuptonin lëvizjet
Mauro Icardi (Foto: Dean Mouhtaropoulos/Getty Images/Guliver)

Mauro Icardi ka thënë se kundërshtarët e ekipeve në Serie A duhej të “përshtateshin me lëvizjet e mia”, dhe ai është krenar që ka thyer rekordin e Zlatan Ibrahimovicit në Paris Saint-Germain.

Sulmuesi argjentinas u largua nga Nerazzurrët në ditët e fundit të afatit veror të transferimeve në huazim te gjigandët e Ligue 1 pasi iu bë e qartë se ai nuk kishte të ardhme në klub.


Icardi është përshtatur shpejt në Francë, dhe së fundmi theu një rekord të klubit që i takonte Ibrës si lojtari më i shpejtë që arrin të shënojë 10 gola për parisienët.

Icardi: Kam shënuar rreth 150 gola, në zonë jam “vrasës”
Lexo po ashtu Icardi: Kam shënuar rreth 150 gola, në zonë jam “vrasës”

“Nuk e dija këtë dhe është një burim krenarie për të arritur këtë lloj gjëje dhe për të bërë histori për një ekip si Paris Saint-Germain”, ka thënë fillimisht Icardi për kanalit zyrtar PSG TV.

“Unë përpiqem të jem gjithmonë i përgatitur dhe të jem gjithmonë një mundësi për bashkëlojtarët e mijë me vrapimet dhe lëvizjen time në mënyrë që ata të gjejnë një lojtar të lirë në sulm”.

Icardi po shënon shumë gola te PSG (Foto: David Ramos/Getty Images/Guliver)

“Jam gjithmonë i gatshëm dhe i përqendruar për të lëvizur sa më shpejt që është e mundur që sa më shpejt të marr topin”.

Icardi është vetëm 26 vjeç, por tashmë ka luajtur në Spanjë, Itali dhe Francë, pra çfarë ka mësuar nga secili vend?

Real Madridi interesohet për Icardin, synon t’ia rrëmbejë PSG-së nga duart
Lexo po ashtu Real Madridi interesohet për Icardin, synon t’ia rrëmbejë PSG-së nga duart

“Në Barcelona mësova shumë rreth taktikës dhe teknikës. Filozofia e lojës është shumë e fortë. Më ndihmoi në Itali të adaptohesha shpejt dhe të kuptoja lojën”.

“E njëjta gjë vlen edhe për lëvizjen time në fushë, sepse në Itali nuk ishin mësuar me lëvizjet që bëja”.

Icardi ishte i papërmbajtshëm te Inter (Foto: Francesco Pecoraro/Getty Images/Guliver)

“Gjithë kjo zhvilloi inteligjencën time të lojës në fushë. Taktikat dhe ndikimi fizik gjithashtu ndërtuan lojtarin që jam sot”, përfundoi ylli argjentinas.

PSG ka mundësinë të blejë Icardin për një shumë prej 70 milionë eurosh verën e ardhshme, ndërsa raportohet se Real Madridi dëshiron t’ia rrëmbej parisienëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

“Jam tifozi i tij më i madh” – Rakitic emëron ikonën e Barçës si lojtarin e tij të preferuar, nuk është Messi

La Liga
Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Lista me 10 lojtarët që e kanë të ardhmen e sigurt te Man United - të tjerët janë në shitje

Premier League
Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

Rebelohet një lojtar në zhveshtoren e Real Madridit, Ancelotti nuk mund ta menaxhojë më

La Liga
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Capello me një vlerësim të sinqertë tregon lojtarin i cili do ta dëmtojë Anglinë në Euro 2024

Përfaqësueset
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre

Premier League
Kalo në kategori