LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic mungoi në Stamford Bridge – Ai ishte në Malmo dhe nuk e la kryetarin e federatës ta dorëzojë trofeun e titullit, duke e bërë vetë (Foto)

Ibrahimovic mungoi në Stamford Bridge – Ai ishte në Malmo dhe nuk e la kryetarin e federatës ta dorëzojë trofeun e titullit, duke e bërë vetë (Foto)

Zlatan Ibrahimovic ka qenë ai që e ka dhuruar trofeun e titullit në Suedi të dielën edhe pse këtë punë duhet ta bënte dikush tjetër. 

Ai nuk e lëshon asnjëherë rastin që të jetë në qendër të vëmendjes, ndërsa sulmuesi i Manchester United, ishte në Malmo për ta festuar titullin.


Por ai nuk ishte i kënaqur me një gjë, pasi trofeu nuk do të dhurohej nga ai.

Perez kontakton Raiolan, planifikon transferimin shokues të Ibrahimovicit në Real
Lexo po ashtu Perez kontakton Raiolan, planifikon transferimin shokues të Ibrahimovicit në Real

Ishte presidenti i federatës suedeze, Karl-Erik Nilsson, ai i cili duhej ta dorëzonte trofeun tek kapiteni i Malmos, Markus Rosenberg, por Ibra vendosi ta bënte vetë nderin.

Ibrahimovic e kishte për detyrë ta sillte trofeun në fushë

Ibrahimovic i bëri me shenjë ish-sulmuesit të West Bromit për të ardhur në podium me të, ku ishin shokët e tij të skuadrës duke pritur.

Kur Ibra e mori trofeun nga kryetari

Rosenberg foli pas këtij momenti ku u shfaq i lumtur: “Sigurisht është e veçantë të marrësh trofeun prej tij. Ai është një ikonë për klubin dhe futbollin suedez”.

Ibra gëzon lojtarët e Malmos

Malmo po festonte titullin rekord të 20-të, të cilin e arritën pas përfundimit të sezonit me 64 pikë nga 30 ndeshje.

“Ibra sa para do të duhej të paguheshit për një meç kundër Joshuas?”, dhe nuk mungoi përgjigjja tipike në stilin e Zlatanit (Video)
Lexo po ashtu “Ibra sa para do të duhej të paguheshit për një meç kundër Joshuas?”, dhe nuk mungoi përgjigjja tipike në stilin e Zlatanit (Video)

Ibrahimoviç filloi karrierën e tij me finalistët e Kupës Evropiane të vitit 1979, por u largua për t’u bashkuar me Ajaxin në vitin 2001.

Ibra duke e dhuruar trofeun te Rosberg

Ai nuk ishe në Stamford Bridge ku skuadra e tij United luajti ndaj Chelseat dhe pësoi humbje me rezultat 1-0.

Ibra duke e shijuar festën

Ibrahimoviç ka fituar titullin e kampionit  në Holandë, Itali, Spanjë dhe Francë, por është duhet të prej për Angli. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Alphonso Davies përgatitet të qëndrojë në Bayern Munich, kanadezi i zhgënjyer me Real Madridin

Bundesliga
Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ai ishte yll i futbollit - tani në moshën 31-vjeçare mund të kthehet aty ku e nisi karrierën

Ndërkombëtare
“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja

“Isha vërtet shumë i sëmurë, rrezikova të vdisja" - Ramadani flet për momentin e vështirë te Lecces

Serie A
Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Fury refuzon ta shikojë Usykun në sy - deklaratat e tyre para meçit të së shtunës

Boks
Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Deschamps publikon listën për EURO 2024, befason me ftesën ndaj lojtarit që luan në Arabinë Saudite

Përfaqësueset
Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Kërkesa e çuditshme që ka bërë Mbappe për t’u transferuar tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori