LAJMI I FUNDIT:

Hysaj: Nuk i shfrytëzuam rastet dhe kështu e ka futbolli

Hysaj: Nuk i shfrytëzuam rastet dhe kështu e ka futbolli

Deklaratë e sinqertë dhe pa ndonjë polemikë në pamje të parë ajo e kapitenit Elseid Hysaj, por në realitet tregon se ka shumë probleme brenda.

I pyetur nga Supersport në lidhje me ndryshimet e shumta në skema gjatë ndeshjes, duke kaluar te mbrojtja me tre lojtarë në pjesën e dytë, mbrojtësi shkodran deklaroi bujshëm:


“Skemat i bën trajneri, sepse nuk kemi pasur kohë t’i provojmë këto skema. Kishim provuar vetëm skemën 4-3-3 që na dha fitoren ndaj Izraelit, ndërsa sot po bënim mirë, por më pas kaluam në 3-5-1-1. Kishte momente që po e mbanim lojën mirë dhe po prisnim të kundërsulmonim, por futbolli kështu e ka”.

Hysaj ka komentuar edhe për RTSH humbjen me Skocinë. Kapiteni foli dhe për modulin në mbrojte, por njëkohësisht analizoi dhe takimin e sotëm.

“Nuk erdhëm për të barazuar. Ata janë një skuadër e fortë. Loja ishte e barabartë deri kur shënuan. Ne kishim disa raste. Në pjesën e dytë dyshuam modul dhe ndryshoi loja. Nuk i shfrytëzuam rastet dhe kështu e ka futbolli. Nëse nuk shënon e pëson.

“Mos i respektuam më shumë seç duhet skocezët? Skocia nuk është si Portugalia apo të tjerat, por është pretendente në grupin tonë. Ata luajtën me topin  e gjatë dhe e patëm të vështirë për të dalë nga zona. Luftuam për topin e dytë. Nuk ishim dhe aq keq”.

“Më mirë me katër, apo me pesë mbrojtës? Jemi mirë me katër mbrojtës. Kemi bërë mirë. Më pas do të shohim dhe do provojmë. Do mundohemi që ta plotësojmë”, ka thënë Hysaj.

Në trend Sport

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë

Ndërkombëtare
Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Juventusi mëson çmimin që duhet të paguajë për transferimin e Edon Zhegrovës

Serie A
Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Leicester City fiton rikthimin në Ligën Premier pa e zhvilluar ndeshjen

Premier League
Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

Mjafton goli i Guler, Real Madridi arkëton tri pikë në udhëtim tek Real Sociedadi

La Liga
Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Mësohet shuma e parave që Ten Hag do të ketë në dispozicion për blerje gjatë verës

Premier League
Kalo në kategori